DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti një delegacion nga komisioni parlamentar i Danimarkës për çështje evropiane

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim një delegacion nga komisioni parlamentar i Danimarkës për çështje evropiane, i udhëhequr nga znj. Eva Kjer Hansen.

Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova është promotore e paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe në të njëjtën kohë shembull i ndërtimit të marrëdhënieve me vendet fqinje. Ajo e njoftoi delegacionin danez edhe për procesin e dialogut midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të cilin e cilësoi si të vetmen mënyrë për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
 
Ajo tha se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara në zbatimin e të gjitha reformave të nevojshme me qëllim të përshpejtimit të rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian.
 
Presidentja Jahjaga i falënderoi institucionet dhe popullin e Danimarkës për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme që po i japin Kosovës në të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë.
 
Kryesuesja e delegacionit nga komisioni parlamentar i Danimarkës për çështje evropiane znj. Eva Kjer Hansen, e përgëzoi Presidenten Jahjaga, institucionet dhe popullin e Kosovës për sukseset e arritura deri më tash në procesin e shtetndërtimit. Ajo shprehu mbështetjen e vendit të saj për rrugën e integrimit dhe për të gjitha proceset e tjera nëpër të cilat po kalon Kosova.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.