Fotolajm

Presidenti Sejdiu, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori i Australisë, me rezidencë në Vjenë, z. Peter James Shannon.

Sejdiu: EULEX-i të funksionojë njësoj në tërë Kosovën

“Qëndrimi i institucioneve të Republikës së Kosovës është shumë i qartë: procesi i rikonfigurimit të UNMIK-ut duhet të përfundojë shpejt, ndërsa EULEX- duhet të shtrihet dhe të funksionalizohet në tërë territorin e vendit”, theksoi Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu gjatë një takimi me z. Stephan Lehne, Drejtor i Përgjithshëm për Marëdhënie me Ballkanin Perëndimor, Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore i Këshillit të Bashkimit Evropian.

Presidenti Sejdiu takoi humanisten Natasha Kandiç

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot humanisten serbe Natasha Kandiç, drejtoreshë e Fondacionit për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd, e cila po qëndron në Kosovë.

Fotolajm

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, pranoi letrën origjinale të njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Republika e Maltës, të cilën e solli Ambasadorja e Francës në Kosovë znj. Delphine Borione, si kryesuese e radhës e Presidencës së Bashkimit Evropian.

Njoftim për media

Zyra e Presidentit njofton se Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka hequr dorë nga rritja e pagës së tij NETO 2443,34 euro (3134 BRUTO).

Sqarim i Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës

Meqenëse në mediat e sotme ka pasur një varg “njoftimesh” për pagën e Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, e vlerësojmë të nevojshme të japim sqarimet e mëposhtme si për për mediat, ashtu edhe për qytetarët e vendit.

This site is registered on wpml.org as a development site.