Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, takoi sot përfaqësuesin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, z. Lamberto Zannier, dhe zëvendësin e tij, z. David Horland.
Në këtë takim u bisedua kryesisht për ecurinë e procesit të rikonfigurimit të UNMIK-u dhe për bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës me këtë mision.
Konkluzion i përbashkët ishte se, pavarësisht vështirësive që janë shfaqur gjatë këtyre nëntë vjetëve, UNMIK-u ka bërë një punë të sukseshme në Kosovë dhe si i tillë edhe duhet të përmbyllet, në mënyrë që t’i hapet udha vendosjes së misionit të EULEX-it dhe shtrirjes së tij në tërë vendin.