Presidenti Sejdiu takoi shefin e UNMIK-ut, z. Lamberto Zannier

“Është e domosdoshme që rikonfigurmi i UNMIK-ut të përfundojë sa më shpejt, ndërsa misioni i EULEX-it të shtrihet në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, theksoi Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu gjatë një takimi që pati sot me z. Lamberto Zannier, shef i UNMIK-ut.
Presidenti Sejdiu priti ambasadorin e Sllovenisë, z. Vojko Volk

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, z. Vojko Volk, i cili në emër të Presidentit slloven, z. Danilo Türk shprehu edhe një herë mbështetjen e fuqishme të Sllovenisë për Kosovën.
Fotolajm

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, priti sot komandantin e frocave gjermane në Kosovë, Gjeneral Brigade Wilhelm Grün.
Emiratet e Bashkuara
Komiteti i Beneluksit njohu pasaportat e Republikës së Kosovës

Shefi i Misionit të Mbretërisë së Belgjikës në Prishtinë, z. Wim Peeters u ka dërguar sot një letër Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, Kryeministrit Hashim Thaçi, Ministrit të Punëve të Jashtme Skënder Hyseni dhe Ministrit të Punëve të Brendshme Zenun Pajaziti, me anë të së cilës i ka njofuar ata se Komiteti i Beneluksit, që përfshin Mbretërinë e Belgjikës, Mbretërinë e Holandës dhe Luksemburgun, ka marrë vendim t’i njohë pasaportat e Republikës së Kosovës.
Deklaratë e Presidentit Sejdiu me rastin e njohjes së Republikës së Kosovës nga Mali i Zi dhe Maqedonia

Njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga dy vendet fqinje, Mali i Zi dhe Maqedonia, është një akt shumë i rëndësishëm, që do ta thellojë edhe më tepër bashkëpunimin tonë shumë të mirë me këto dy vende, si dhe do të ndikojë në forcimin e paqes dhe të stabilitetit në këtë pjesë të Evropës dhe të botës.
Maqedonia
Mali i Zi
Presidenti Sejdiu takoi të ngarkuarit me punë në Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 7 tetor 2008 – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu gjatë këtyre ditëve ka zhvilluar takime të veçanta me të ngarkuarit me punë në misionet diplomatike të Republikës së Kosovës, të dekretuara nga Presidenti Sejdiu
Deklaratë e përbashkët e institucioneve të Republikës së Kosovës

Shprehim keqardhje që Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar të kërkojë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë një mendim këshilldhënës në lidhje me ligjshmërinë e shpalljes se pavarësisë së Kosovës.