Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, priti sot komandantin e frocave gjermane në Kosovë, Gjeneral Brigade Wilhelm Grün.
Me këtë rast, Presidenti Sejdiu e falënderoi atë për punën e suksesshme, duke ripërsëritur se pjesëtarët gjermanë, si edhe të gjithë ushtarët dhe eprorët e tjerë të KFOR-it, gëzojnë respektin e madh të qytetarëve të Kosovës. Ndërsa, gjenerali Grün, i cili do të përfundojë shërbimin e tij në Kosovë në fund të këtij muaji, tha se qëndrimi i tij këtu i kishte ofruar një eksperiencë tepër të veçantë.