Presidenti Sejdiu priti Nënsekretarin e shtetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, z. Ertuğrul Apakan

Presidenti Sejdiu priti Nënsekretarin e shtetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, z. Ertuğrul Apakan, të cilin e falënderoi për ndihmën e gjithanshme që ka dhënë Turqia për Kosovën, si para, ashtu edhe pas shpalljes së pavarësisë së vendit tonë.
Evropa e lirë: UNMIK-U S’DO TË KETË NDONJË ROL

EULEX-i do të jetë një mandat evropian. Në këtë kuadër, ne insistojmë që Kushtetuta e Republikës së Kosovës të jetë përcaktuesi themelor, i cili duhet të respektohet pra si kornizë ligjore, duke pasur parasysh edhe elementet e tjera, të cilat lidhen me zbatimin e ligjeve, meqë vetë EULEX-i në përmbajtjen e tij themelore apo në esencë është një mandat ndërkombëtar që siguron mbështetje në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit apo sundimit të ligjit.
Sejdiu: Bredhi i këtij viti simbolizon përmbushjen e dëshirave të popullit të Kosovës për pavarësi

Prishtinë, 12 dhjetor 2008 – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dhe kryetari i Prishtinës, dr. Isa Mustafa, sot ndriçuan bredhin e festave të fundvitit, – “Bredhin e Pavarësisë”.
Presidenti Sejdiu uroi Presidentin Martti Ahtisaari

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, i dërgoi një telegram urimi fituesit të sivjetshëm të Çmimit Nobel për Paqe, z. Martti Ahtisaari, në të cilin thuhet:
Mikronezia
Presidenti Sejdiu priti përfaqësuesit e Koalicionit të Shoqatave të Personave me Aftësi të Kufizuara

Me rastin e 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, priti sot përfaqësuesit e Koalicionit të Shoqatave të Personave me Aftësi të Kufizuara, me të cilët bisedoi për veprimtarinë, objektivat dhe brengat e përbashkëta të anëtarësisë së gjerë të këtij koalicioni.
Sejdiu: Kosova dhe Gjermania do të ecin përpara si miq dhe si aleatë

Prishtinë, 3 dhjetor 2008 – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti zëvendësambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Eckart Blaurock, të cilit i shprehu falënderimet më të sinqerta për gjithë mbështetjen që institucionet dhe populli i Gjermanisë i kanë dhënë vazhdimisht Kosovës.
Mesazhi i Presidentit Sejdiu për 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu u është drejtuar qytetarëve të vendit me këtë mesazh, me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit:
Deklaratë e përbashkët e Presidentit dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës lidhur me Raportin e Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-Moon për vendosjen e EULEX-it

Kemi marrë në dijeni se sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka lëshuar raportin e tij për Kosovën dhe se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të takohet për ta shqyrtuar këtë raport.
Partitë politike i dhanë mbështetje të plotë deklaratës së Presidentit Sejdiu dhe Kryeministrit Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, Kryetari i Kuvendit të Republikës, z. Jakup Krasniqi dhe Kryeministri z. Hashim Thaçi, patën sot një takim të përbashkët me përfaqësuesit e partive politike që janë pjesë e Parlamentit të Republikës së Kosovës, nga të cilët morën mbështetjen e plotë për qëndrimin e shprehur dje nga Presidenti dhe Kryeministri sa i përket ecurisë së bisedimeve të deritanishme lidhur me shtrirjen e EULEX-it.