presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti Nënsekretarin e shtetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, z. Ertuğrul Apakan

Presidenti Sejdiu priti Nënsekretarin e shtetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, z. Ertuğrul Apakan, të cilin e falënderoi për ndihmën e gjithanshme që ka dhënë Turqia për Kosovën, si para, ashtu edhe pas shpalljes së pavarësisë së vendit tonë.

Edhe në këtë takim, Presidenti Sejdiu shprehu përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit me Republikën e Turqisë. Ndërsa, z. Apakan e siguroi Presidentin Sejdiu se Turqia do të vazhdojë ta përkrahë fuqishëm Kosovën në të gjitha fushat.

This site is registered on wpml.org as a development site.