Telegram ngushëllimi

Pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, njërit ndër historianët dhe veprimtarët më të shquar të çështjes politike, humanitare dhe kombëtare në Kosovë dhe kudo në botën shqiptare, z. Zekeria Cana.

Liderët institucionalë u takuan me udhëheqësit e mekanizmave të sigurisë

Liderët institucional të Republikës së Kosovës, Presidenti Fatmir Sejdiu, Kryeministri Hashim Thaqi, Zëvendëskryeministrat Hajredin Kuqi dhe Ramë Manaj, Ministri i Jashtëm Skender Hyseni dhe Ministri i Punëve të Brendshme Zenun Pajaziti u takuan sot me udhëheqësit e mekanizmave të sigurisë për të diskutuar gjendjen e sigurisë në vend.

Kumtesë për media

Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, u takua sot me kryeministrin Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministrat e Qeverisë së Republikës, z. Hajredin Kuçi dhe z. Ramë Manaj, me të cilët diskutoi për intensifikimin dhe bashkërendimin e mëtejmë të punës së institucioneve të Republikës së Kosovës në të gjitha fushat e veprimtarisë së tyre.

Presidenti Sejdiu bëri thirrje për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë

Pas dy eksplodimeve dhe protestave të dhunshme që ndodhën mbrëmë në Mitrovicë, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit që t’u shmangen provokimeve të ndryshme dhe t’u ndihmojnë institucioneve të rendit për ruajtjen e stabilitetit dhe të qetësisë.

“Kosova Sot”: JEMI SHQIPTARË, S’BËHEMI TË TJERË

Meqë e nisët me një vit, them se është vit historik për Kosovën. Është një vit i mbarë, për arsye se është vit që shënon përmbylljen e aspiratave shekullore të Kosovës, të shqiptarëve shumicë për shtetin sovran, dhe të pavarur dhe të njohur ndërkombëtarisht.

Telegram urimi

I nderuar Akademik Besim Bokshi,Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës

This site is registered on wpml.org as a development site.