presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Telegram ngushëllimi

Pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, njërit ndër historianët dhe veprimtarët më të shquar të çështjes politike, humanitare dhe kombëtare në Kosovë dhe kudo në botën shqiptare, z. Zekeria Cana.

E nderuara familje Cana,Pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, njërit ndër historianët dhe veprimtarët më të shquar të çështjes politike, humanitare dhe kombëtare në Kosovë dhe kudo në botën shqiptare, z. Zekeria Cana.Lajmin për vdekjen e tij e morëm me pikëllim të thellë, sepse historiani Zekeria Cana, në kohët më të rënda nëpër të cilat kaloi Kosova, u dallua me angazhimin e pashtershëm për pajtimin qytetar e kombëtar, si dhe për qëndresën tonë të përgjithshme ndaj rrezikut për zhbërje, që na kanosej si popull në dekadën e fundit të shekullit XX.    Në vitet e lirisë, ai i përkrahu fuqishëm përpjekjet e institucioneve të Kosovës  për forcimin e demokracisë dhe të shtetit ligjor. Fjala e tij gjithmonë na nxiti e na dha vetëbesim në kauzën sublime të  bërjes së Kosovës shtet sovran e të pavarur. Gjithë jeta e tij ishte luftë për lirinë e Kosovës.Prandaj, duke e çmuar lart ndihmesën e tij në procesin e gjatë të arritjes së lirisë e të pavarësisë së vendit tonë, jemi të bindur se virtytet e Zekeria Canës do të kujtohen dhe do të nderohen përherë nga qytetarët e Republikës së Kosovës.Shpirtërisht dhe në lutje jemi me Ju në këto çaste pikëllimi! Zoti e bekoftë Zekeria CanënMe respekt,                   Dr. Fatmir Sejdiu,President i Republikës së Kosovës 

This site is registered on wpml.org as a development site.