Agjenda e Presidentit Sejdiu për datën 5 korrik 2010

Agjenda e Presidentit Sejdiu për datën  5 korrik 2010 Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu pret në takim Ipeshkvin Dodë Gjergji. Dita: E hënë, 5 korrik 2010 Koha:10:00 Vendi: Kabineti i Presidentit të Republikës, C-101 ***** Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu pret në takim Admiralin  James Stavridis, Komandanti Suprem i Forcave të Përbashkëta për Evropë (SACEUR). PS: Nga ky takim mediat mund të marrin vetëm pamje. Dita: E hënë, 5 korrik 2010 Koha: 10:50 Vendi: Kabineti i Presidentit të Republikës, C-101

Presidenti Sejdiu takoi Admiralin James Stavridis

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dhe admirali James Stavridis, Komandanti Suprem i Forcave të Përbashkëta për Evropë (SACEUR), në një takim të mbajtur sot në kabinetin e Presidentit Sejdiu, kanë diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me NATO-n.

Presidenti Sejdiu dënoi sulmin ndaj deputetit Petar Miletiç

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dënoi ashpër sulmin me armë zjarri ndaj deputetit të Partisë së Pavarur Liberale dhe kryetarit të Grupit Parlamentar të kësaj partie në Kuvendin e Republikës së Kosovës, z. Petar Miletic, para banesës së tij në pjesën veriore të Mitrovicës.

Presidenti Sejdiu priti Ipeshkvin Dodë Gjergji

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot në takim Ipeshkvin Dodë Gjergji, me të cilin bisedoi për shumë aspekte që lidhen bashkëpunimin e vazhdueshëm me Ipeshkvinë, por në të njëjtën kohë kishin në fokus përgatitjet për organizimin sa më të mirë të aktiviteteve për shënimin e 100-vjetorit të lindjes së humanistes dhe nobelistes shqiptare, Nëna Tereze.

This site is registered on wpml.org as a development site.