Presidentja Atifete Jahjaga priti kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim kryetarin e Kuvendit, zotëri Kadri Veseli, me të cilin bisedoi për bashkërendimin dhe avancimin e punës së institucioneve.
Presidentja Atifete Jahjaga vizitoi familjen Fetahu në fshatin Talinovc të Ferizajt

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka vizituar sot familjen Fetahu në fshatin Talinovc të Ferizajt të cilës i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetës së anëtarit të saj në rrethana tragjike në Hungari.
Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 7 janar 2015

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 7 janar 2015 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga kryeministri Isa Mustafa, vizitojnë Manastirin e Deçanit, e rastin e festës së Krishtlindjes Ortodokse.Dita: E mërkurë, 7 janar Koha: 12:30Vendi: Manastiri i Deçanit
Presidentja Atifete Jahjaga vizitoi Manastirin e Deçanit

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga kryeministri Isa Mustafa, me rastin e festës së Krishtlindjes Ortodokse, vizituan sot Manastirin e Deçanit.
Urimi i Presidentes Jahjaga me rastin e Krishtlindjes ortodokse

Me rastin e Krishtlindjes Ortodokse, Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga u dërgoi një mesazh me urimet më të përzemërta besimtarëve ortodoksë dhe të gjithë qytetarëve të vendit.
Presidentja Jahjaga vizitoi Spitalin Isa Grezda dhe Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani dhe kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, vizitoi sot Spitalin Regjional “Isa Grezda” në Gjakovë. Ajo takoi nënën Luljeta Beka, që ka lindur fëmijën e parë të vitit 2015 në këtë qendër, si dhe e uroi atë, për lindjen e vajzës. Ndërkaq, vazjës së parë të lindur në këtë qendër, Esma Beka, i dëshiroi jetë të gjatë dhe shëndet së bashku me familjen e saj.
Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 1 janar 2015

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 1 janar 2015 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga viziton Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.Dita: E enjte, 1 janar Koha: 12:00Vendi: Klinika e Gjinekologjisë në QKUK
Mesazhi i Presidentes Jahjaga me rastin e Vitit të Ri 2015

Kur të gjithë jemi mbledhur sonte me familjet dhe miqtë për të kremtuar këtë Natë të gjatë festive, dua t’ju uroj nga zemra – Gëzuar – shumë shëndet dhe shumë suksese; Gëzuar – me njerëzit Tuaj për një Vit të Ri, që shënon një fillim me mbarësi për gjithë shoqërinë.
Presidentja Jahjaga vizitoi SOS Fshatin e Fëmijëve në Prishtinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vizitoi sot SOS fshatin e fëmijëve në Prishtinë dhe kaloi disa momente me fëmijët dhe drejtuesit e këtij institucioni.
Mesazhi i Presidentes Jahjaga me rastin e Vitit të Ri 2015