Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka vizituar sot familjen Fetahu në fshatin Talinovc të Ferizajt të cilës i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetës së anëtarit të saj në rrethana tragjike në Hungari.
“Në këto çaste të dhimbjes së thellë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës bashkëndjejnë me familjen Fetahu dhe lutjet tona janë me ta”.
Presidentja Jahjaga thekson se ky rast tragjik nënvizon nevojën që institucionet e Kosovës dhe e gjithë shoqëria të bëjnë çmos për të parandaluar migrimin ilegal të qytetarëve të vendit duke rënë pre e atyre që po përfitojnë në fatkeqësi të tyre.