presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga vizitoi SOS Fshatin e Fëmijëve në Prishtinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vizitoi sot SOS fshatin e fëmijëve në Prishtinë dhe kaloi disa momente me fëmijët dhe drejtuesit e këtij institucioni.

Presidentja Jahjaga bisedoi me udhëheqjen e SOS fshatit të fëmijëve. Ajo u njoftua me funksionimin dhe problemet me të cilat ballafaqohet ky institucion.Duke vazhduar traditën e mbështetjes për SOS Fshatin e Fëmijëve në Prishtinë, Presidentja Jahjaga u dha fëmijëve dhurata me rastin e festës së Vitit të Ri. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.