Presidentja Atifete Jahjaga priti një delegacion të Grupit të Miqësisë Kosovë-Francë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim një delegacion të Grupit të Miqësisë Kosovë-Francë në Asamblenë Nacionale të Republikës së Francës, me të cilët bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe proceset integruese të vendit.
Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 30 mars 2015

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 30 mars 2015 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim një delegacion të deputetëve, gazetarëve dhe instituteve rumune, nën organizimin e British Council dhe KFOS-it. Dita: E hënë, 30 marsKoha: 09:30Vendi: Kabineti i Presidentes, C-101 ***** Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim përfaqësues të institucioneve të pavarura të kulturës. Dita: E hënë, 30 marsKoha: 10:30Vendi: Kabineti i Presidentes, C-101 *****Shënim: Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimeve
Presidentja Atifete Jahjaga priti përfaqësuesit e institucioneve të pavarura të kulturës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim përfaqësuesit e institucioneve të pavarura të kulturës të cilët e njoftuan Presidenten me zhvillimet e fundit rreth veprimtarive të tyre.
Presidentja Atifete Jahjaga priti një delegacion rumun

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti një delegacion rumun që po qëndron në Kosovë për t’u njohur me procesin e shtetndërtimit dhe zhvillimet politike e ekonomike në vend dhe rajon.
Presidentja Jahjaga takoi përfaqësuesit e familjareve të personave të zhdukur

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti në takim një grup të përfaqësuesve të familjarëve të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, të cilët i paraqitën kërkesat për zbardhjen e fatit të familjarëve të tyre.
Presidentja Jahjaga përcolli diskutimin e Panelit Përmbyllës të Javës së Gruas

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga përcolli nga afër diskutimin e Panelit Përmbyllës të Javës së Gruas “Rehabilitimi i të mbijetuarëve të dhunës seksuale gjatë luftës” i cili u organizua nga Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës.
Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale mbajti punëtorinë për hartimin dhe finalizimin e akteve nënligjore

Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, që udhëhiqet nga Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, në bashkëpunim me Zyrën Ligjore në Zyrën e Kryeministrit dhe Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, ka mbajtur punëtorinë tre ditore të Grupit Punues Qeveritar për hartimin dhe finalizimin e akteve nënligjore të nevojshme për procesin e njohjes dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.
Presidentja Jahjaga priti Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, zonjën Federica Mogherini me të cilën diskutuan për zhvillimet politike në vend dhe rajon dhe agjendën evropiane të Kosovës.
Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 26 mars 2015

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 26 mars 2015 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini,Dita: E enjte, 26 marsKoha: 13:45Vendi: Kabineti i Presidentes, C-101Shënim: Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.
Presidentja Jahjaga dekretoi shpalljen e Ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, duke u bazuar në kompetencat kushtetuese, ka dekretuar sot shpalljen e Ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, që është miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 12 mars 2015.