Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga përcolli nga afër diskutimin e Panelit Përmbyllës të Javës së Gruas “Rehabilitimi i të mbijetuarëve të dhunës seksuale gjatë luftës” i cili u organizua nga Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës.
Në këtë panel u diskutua rreth hapave të ndërmarr për garantimin e zbatimit të ligjit, rehabilitimin psiko-social dhe shëndetësor, fuqizimin ekonomik, qasjen në drejtësi dhe ngritjen e vetëdijes shoqërore për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës. Në panel morën pjesë përfaqësues nga Zyra e Presidentes, Zyra Ligjore e Zyrës së Kryeministrit, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), dhe Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës.
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR