Agjenda mediale e presidentit Thaçi për nesër (e mërkurë, 10 gusht)

Agjenda mediale e presidentit Thaçi për nesër (e mërkurë, 10 gusht) Nesër, në orën 09:30, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim këngëtaren Dua Lipa. Për kontributin e saj në fushën e kulturës, këngëtarja Lipa do të nderohet nga presidenti Thaçi me Medaljen Presidenciale të Meritave. Vendi: Kabineti i Presidentit Mirëpresim ekipet tuaja!
Thaçi kërkon njohje nga Brazili, Argjentina dhe Sllovakia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vazhduar takimet me presidentë dhe liderë shtetëror gjatë qëndrimit të tij në Rio të Brazilit.
Presidenti Thaçi në Rio: Moment historik për Kosovën

Rio de Zhaneiro, 5 gusht 2016 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e parë të vizitës së tij në Rio të Brazilit, ka marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit të Republikës së Kosovës, të organizuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, në prag të hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike Verore “Rio 2016”.
Presidenti Thaçi priti Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara

Prishtinë, 1 gusht – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Zahir Tanin, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës me zyrën e Përfaqësuesit Special për çështjet me interes reciprok.
Agjenda mediale e presidentit Thaçi për nesër, e premte 29 korrik 2016

Agjenda mediale e presidentit Thaçi për nesër, e premte 29 korrik 2016 Të nderuar gazetarë,Ju njoftojmë se nesër (29 korrik), duke filluar nga ora 20:00, në Amfiteatrin e Gërmisë në Prishtinë organizohet ceremonia solemne e dorëzimit të flamurit shtetëror nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, tek ekipi olimpik i Kosovës, i cili do ta përfaqësojë shtetin tonë në Lojërat Olimpike në Rio të Brazilit.Të pranishëm në këtë ceremoni shtetërore të organizuar nga Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe Komiteti Olimpik i Kosovës do të jenë mbi 800 mysafirë.
Presidenti Thaçi dhe presidenti i EBRD-së flasin për zhvillimin ekonomik

Prishtinë, 25 korrik 2016 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot një delegacion të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, të udhëhequr nga presidenti i kësaj organizate, Suma Chakrabarti.
Presidenti Thaçi priti ambasadorin suedez jorezident për Kosovën, prej shtatorit Suedia rrit përfaqësimin diplomatik

Prishtinë, 25 korrik 2016 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot ambasadorin jorezident të Suedisë, Mats Staffansson.
Presidenti Thaçi priti ministren Hoxha, i jep përkrahje për konsolidimin e drejtësisë

Prishtinë, 25 korrik – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot Ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, të cilës i uroi marrjen e detyrës dhe i dëshiroi suksese në detyrën e saj të re.
Agjenda e presidentit Thaçi për sot, 25 korrik (e hënë)

Agjenda e presidentit Thaçi për sot, 25 korrik (e hënë) Sotnë orën 14:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret nëtakim Presidentin e Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, SumaChakrabarti. (Pamje për media) Vendi: Kabineti i Presidentit
Presidenti Thaçi shpall të dielën ditë zie në Kosovë

Prishtinë, 23 korrik 2016 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur të dielën, 24 korrik 2016, ditë zie në Kosovë, në nderim të viktimave të sulmit të djeshëm terrorist në Mynih, ku në mesin e viktimave janë edhe shtetas të Kosovës, dhe në solidarizim me popullin gjerman.