presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi priti ministren Hoxha, i jep përkrahje për konsolidimin e drejtësisë

Prishtinë, 25 korrik – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot Ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, të cilës i uroi marrjen e detyrës dhe i dëshiroi suksese në detyrën e saj të re.

Presidenti Thaçi dhe ministrja Hoxha biseduan për rëndësinë e konsolidimit të mëtutjeshëm të sektorit të drejtësisë.Në takim u konstatua se është bërë progres i madh në Kosovë në instalimin e sundimit të ligjit, që nga shpallja e pavarësisë, si dhe u konfirmua nevoja që të punohet edhe më tutje për të garantuar funksionim sa më të mirë dhe efikas të gjyqësorit dhe institucioneve tjera në sektorin e drejtësisë.Presidenti Thaçi në këtë takim shprehu përkrahjen për punën për plotësimin e Kodit Penal dhe inkurajoi angazhimin për përfundim sa më të shpejtë të kësaj nisme.“Kosova ka Kodin Penal më të mirë në rajon. Por, nëse identifikohet ndonjë mangësi është e nevojshme që sa më parë të plotësohen këto mangësi”, u shpreh presidenti Thaçi.“Askush nuk mund t’i ikën drejtësisë”, shtoi presidenti Thaçi.Ndërsa, ministrja Hoxha konfirmoi përkushtimin e saj për reformimin e legjislacionit në fuqi në Kosovë dhe tregoi kahun e angazhimit të saj si ministre e re e drejtësisë mbi parimin se askush nuk do te jete mbi ligjin dhe se nuk do këtë standarde të dyfishta, sepse të gjithë do të jenë të barabartë para ligjit.“Rishikimi strategjik i sektorit të sundimit të ligjit do të jetë prioritet i imi së bashku me reformimin e legjislacionit për efikasitet sa më të lartë në këtë sektor”, u shpreh ministrja Hoxha.Presidenti Thaçi shprehu përkrahjen e tij për punën e ministres së re.“Sundimi i ligjit është çelës i zhvillimit të mëtutjeshëm të shtetit të Kosovës”, përfundoi presidenti Thaçi.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.