Presidenti Thaçi: Kosova e përkushtuar që të lëvizet pa pengesa në rajon

Merdarë, 16 shkurt 2017 – Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin Mustafa, ministren Tahiri dhe shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, sot kanë vendosur gurthemelin e pikës së re të kalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Merdarë.
Presidenti Trump uron presidentin Thaçi për Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Prishtinë, 16 shkurt 2017 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e Ditës së Pavarësisë së vendit.
Presidenti Thaçi priti një delegacion të ashkalinjve të Kosovës për 14 vjetorin e ditës së tyre të flamurit

Prishtinë, 15 shkurt 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur një delegacion të ashkalinjve të Kosovës, i kryesuar nga deputeti Danush Ademi.
Presidenti Thaçi priti kryediplomatin norvegjez, flasin për ruajtjen e paqes dhe stabilitetin në rajon

Prishtinë, 14 shkurt 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur Ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Borge Brende, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror mes Kosovës dhe Norvegjisë.
Presidenti Thaçi: Britania e Madhe, partner strategjik i Kosovës

Prishtinë, 14 shkurt 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur një delegacion të Parlamentit Britanik të kryesuar nga deputeti Martin Vickers.
Fjalimi i presidentit Thaçi në Konferencën Rajonale për sigurinë e punës së gazetarëve

I nderuar ambasador Brathu,E nderuar ambasadore Apostolova,I nderuar ambasador Fandler,E nderuar ambasadore Papadopulo,Të nderuar përfaqësues të mediave, të shoqërisë civile,Zonja dhe zotërinj,Më lejoni që së pari t’ju uroj mirëseardhje në Kosovë dhe ta përgëzoj misionin e OSBE-së në Kosovë për organizimin e kësaj konference me rëndësi për gazetarinë në Kosovë dhe në rajon.Jam i sigurt se diskutimet që do të zhvillohen këtu, si dhe fushata që do të lansohet, do të kontribuojnë edhe më shumë në fuqizimin e profesionit të gazetarëve në rajonin tonë.Zonja dhe zotërinj,Gazetaria në Kosovë ndoshta nuk është më e vjetra për nga tradita, por është ndër më të guximshmet në rajon.Gazetarët në Kosovë kanë qenë ndër të parët që janë angazhuar për pluralizëm, për demokraci, për barazi, për të drejta të njeriut dhe për liri të shprehjes.Ndërsa, që nga përfundimi i luftës, në Kosovë janë bërë përpjekje të mëdha që të instalohet një gazetari profesionale, e besueshme dhe gjithmonë në shërbim të publikut.Ne kemi pasur dy rrethana të rëndësishme që kanë rezultuar me gazetari të guximshme.E para, në Kosovë, gazetaria e lirë, e mirëfilltë, ka filluar në kohën e represionit dhe aparteidit.Ndër të parët që janë përballur me represionin dhe përpjekjen për të ndalur zërin që kërkonte drejtësi e barazi kanë qenë pikërisht gazetarët.Në këto rrethana është farkëtuar guximi për t’u përballur me pushtetin, çfarëdo qoftë ai.Por, edhe janë kultivuar vlerat si paanshmëria, profesionalizmi, zelli për të hulumtuar dhe për të kërkuar informatën e saktë, si dhe guximi për të publikuar çdo informatë.Kjo ka pasur çmimin e vet.Gazetarët gjithmonë kanë qenë në thumb të atyre që me dhunë dhe me represion kanë kërkuar të instalojnë politikat e tyre.Janë sulmuar, janë dhunuar, janë kidnapuar dhe janë vrarë.Ka ende gazetarë që janë të zhdukur, që nga lufta.Dje, si President i Republikës së Kosovës, kam marrë iniciativën për themelimin e një Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë.Në kuadër të kërkimit të së vërtetës për atë se çfarë ka ndodhur në Kosovë në kohën e luftës, do të punohet edhe për zbardhjen e fatit të çdo gazetari që ka pësuar në atë kohë.E dyta, pas luftës në Kosovë, kemi pasur përkrahje të madhe ndërkombëtare në ndërtimin e një gazetarie profesionale, të standardeve më të larta.Ka qenë vetë misioni i OSBE-së që ka udhëhequr përpjekjet për një gazetari profesionale në Kosovë.Është punuar në trajnimin e gazetarëve dhe mediave në përgjithësi, qoftë në kuadër të studimeve për gazetari në Universitetin e Prishtinës, qoftë përmes trajnimeve për gazetarët ekzistues.Është përkrahur formimi i organizatave që mbrojnë gazetarët, të drejtat e gazetarëve, por edhe organizatat që mbrojnë vetë profesionin e gazetarëve.Është përkrahur krijimi i legjislacionit që mbron punën e gazetarëve, si dhe vetë gazetarët.Sot, gazetarët në Kosovë janë të mbrojtur me ligj në punën e tyre. Jo që nuk mund të dënohen për punën e gazetarit, por madje, në Kosovë, gazetarët edhe në gjyq nuk janë të obliguar t’i zbulojnë burimet e tyre.Kjo është bërë me qëllim që të mbrohet sa më shumë kredibiliteti, integriteti dhe profesionalizmi i gazetarisë si profesion.Por, kjo nuk do të thotë që gazetarët e kanë të lehtë punën e tyre.Edhe në Kosovë gazetarët, gazetaria në përgjithësi, përballet me presione mbi punën e tyre. Shkrimet për korrupsionin, për ekstremizmin, për radikalizmin, për të drejtat e barabarta për çdo komunitet, qoftë për komunitetet etnike, qoftë për komunitetet tjera si ai LGBTI, për më të cenueshmit si gratë dhe fëmijët, i vënë gazetarët në kërcënim dhe rrezik të drejtpërdrejtë.Edhe në këtë rrafsh, në Kosovë kemi instaluar mekanizma për mbrojtjen e gazetarëve.Policia e Kosovës angazhohet për t’u dalë në mbrojtje gazetarëve kur kjo është e nevojshme.Kjo bëhet qoftë duke ofruar përcjellje dhe siguri për ta, qoftë duke hetuar burimin e kërcënimit dhe duke sanksionuar ata që kërcënojnë gazetarët.Kjo ka rezultuar me një gazetari të guximshme, dinamike dhe të fuqishme në Kosovë.Zonja dhe zotërinj,Më lejoni të them edhe disa fjalë për sfidat e gazetarisë sot.Edhe këtu Kosova është në hap me botën, pra jo vetëm me të arriturat, por edhe me sfidat me të cilat përballet sot.Sfida kryesore për gazetarët dhe për gazetarinë si profesion nuk vjen nga jashtë profesionit, por nga brenda profesionit.Sot, falë mundësive që ofron interneti, raportimi dhe shpërndarja e lajmeve është bërë më e lehtë se kurdoherë më parë.Por, kjo ka bërë që në profesionin e gazetarisë të depërtojnë edhe ata që gazetarinë nuk e kanë qëllim, por mjet për realizimin e ambicieve tjera të tyre.Kjo e gërryen përbrenda integritetin, profesionalizmin dhe besueshmërinë e profesionit të gazetarit.Së paku në Kosovë, sot nuk është më sfidë liria e të shprehur të gazetarëve.Sfidë është abuzimi dhe keqpërdorimi që i bëhet lirisë së të shprehurit nga ata që gazetarinë nuk e kanë profesion.Edhe këtu, rolin kryesor në mbrojtjen e profesionit e kanë vetë gazetarët.Të organizuar rreth institucioneve të themeluara nga përfaqësuesit e mediave që monitorojnë ruajtjen e standardeve profesionale, vetë gazetarët janë më të thirrurit që të mbrojnë profesionin e tyre nga abuzimet.Ne të tjerëve na takon që t’i përkrahim gazetarët në kultivimin e një ambienti që çmon dhe vlerëson, por edhe që ruan dhe mbron gazetarinë profesionale.Besoj se në këtë konferencë do të gjeni përgjigje edhe për këtë sfidë të gazetarisë së sotme, jo vetëm këtu në Kosovë, por edhe në botë.Ju faleminderit!
Presidenti Thaçi: Gazetarët duhet ta mbrojnë profesionin e tyre nga abuzimet me lirinë e shprehjes

Prishtinë, 14 shkurt 2017 – Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në konferencën rajonale për sigurinë e punës së gazetarëve, ku morën pjesë asociacione të gazetarëve të shteteve të rajonit, bashkë me drejtorë dhe kryeredaktorë të mediave kryesore në Ballkanin Perëndimor.
Fjalimi i presidentit Thaçi në takimin konsultativ për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin

I nderuar Kryetar i Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli, I nderuar Kryeministër i Kosovës, z. Isa Mustafa, I nderuar ambasador Delawie, E nderuar ambasadore Apostolova, I nderuar ambasador Brathu, Të nderuar ministra, ambasadorë, deputetë, miq dhe përkrahës të Kosovës, Profesionistë të shoqërisë civile, të mediave, të botës akademike, Zonja dhe zotërinj, Këtë vit bëhen 18 vjet, pra gati 2 dekada, që nga përfundimi i luftës në Kosovë, e nëntë vjet pavarësi. Është e vërtetë që kemi ecur shumë që nga atëherë. Kosova është ndërtuar. Janë ndërtuar qytetet, fshatrat, shtëpitë tona të shkatërruara. Janë ndërtuar institucionet demokratike dhe ato të sundimit të ligjit. Është themeluar policia, e cila sot konsiderohet si më e mira dhe më e drejta në Ballkan. Në fakt, në shikim të parë, sot në Kosovë gati se nuk sheh asnjë shenjë që tregon se vetëm dy dekada më parë këtu kishte luftë. Megjithatë, tmerret e luftës dhe dhimbja jonë për humbjet e shkaktuara, për më tëdashurit tanë që janë vrarë apo janë zhdukur, nuk janë zhdukur. Ende shumë nëna shqiptare, serbe dhe të komuniteteve tjera kërkojnë bijtë dhe bijat e tyre. Ende ka hendek në mes komuniteteve dhe ky hendek ende mund të na mbajë nëthellësi të urrejtjeve dhe armiqësive të shkaktuara nga lufta. Më lejoni të reflektoj shkurtimisht për një vizitë që pata para ca dite në Brezovicë. Aty takova shumë serbë. Disa prej tyre punonin në qendrën eskijimit, shumë prej tyre ishin të papunë. Hallet dhe brengat i kishintë njëjta sikurse bashkëqytetarët e tyre shqiptarë. Qytetarët eKosovës, sipas të gjitha sondazheve që bëhen, i kanë të njëjtat brenga:vendet e reja të punës, standardin ekonomik, një jetë më të mirë përfëmijët e tyre dhe fëmijët e fëmijëve të tyre. Besoj se pajtoheni se diçka e rëndësishme ka mbetur pa u prekur në Kosovën e pasluftës. Dhimbja e shkaktuar nga lufta ende rëndon në zemrat dhe mendjet e secilit kosovar. Ndasitë dhe frika që ka shkaktuar lufta ende janë gjallë. Armiqësitë që ka shkaktuar lufta, ende janë gjallë. Gjuha dhe fjalorët që kanë shkaktuar këto armiqësi, që kanë shkaktuar luftën, ende dominojnë diskursin tonë shoqëror. Shoqëria kosovare dhe Ballkani në tërësi ende është peng i këtyre narrativëve të vjetër. Është shumë e dhimbshme të shohësh që sot, edhe gjeneratat që kanë lindur pas lufte, e shikojnë palën tjetër, i shikojnë moshatarët e komunitetittjetër, si armiq dhe si rrezik. E jo si fqinj, si bashkëqytetarë. Shoqëria kosovare nuk mund të ndërtojë të ardhme më të mirë nëse mbetet peng i së kaluarës. Zonja dhe zotërinj, Ju kam ftuar sot këtu që të prezantoj idenë time për këtë themel mbi tëcilin do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne. Që të themi të vërtetën dhe të pajtohemi për të kaluarën tonë. E mbi këtë të vërtetë dhe pajtim, pastaj të ndërtojmë të ardhmen tonë. Unë vetë kam qenë në luftë dhe kam pa dhe përjetuar tmerret e luftës. Kam pa shkatërrimet e luftës, urrejtjen që shkakton lufta. Dhe në luftë kam ndërtuar bindjen që të angazhohem që të mos lejoj që ato tmerre të përsëriten më. Për askënd. Gjithashtu, kam parë dhe përjetuar se vuajtja është e njëjtë. Për secilin prind,për secilin fëmijë, për secilën motër e vëlla, pa marrë parasyshpërkatësinë e tyre kombëtare. Nuk është vuajtja e një familjari shqiptar më e madhe sesa e një familjari serb, rom për të afërmin e tij/saj. Si President i Kosovës, për mua kanë qenë shumë të rëndësishme takimet qëkam pasur me familjet e të pagjeturve, të të gjitha komuniteteve. Nga ata kam parë se janë bërë bashkë në dhimbje, kanë njohur njëri-tjetrinnë dhimbjen e tyre. Ata janë familjarizuar me kauzën e tyre. Pajtimi i parë dhe më i shpejt shqiptaro-serb ka ndodhur mes familjareve të të pagjeturve. Duke e kuptuar vuajtjen e njëri-tjetrit janë bërë gati si një familje qëpunon për një qëllim të përbashkët, të mbyllin kapitullin e familjarëvetë tyre të pagjetur. Ata janë shembulli më i mirë për të gjithëne të tjerët sesi duhet të kthejmë sytë kah një e ardhme duke e mbyllurkapitullin e së kaluarës. E vërteta pastron dhe çliron njerëzit, ndihmon, lehtëson dhe çon drejt pajtimit kombe e shtete. E vërteta shëron shoqëritë nga hakmarrja dhe urrejtja. Qëllimi është nisja e një jete të re për të gjithë qytetarët, duke falur, porduke mos harruar, duke pranuar dhe njohur krimet, duke shprehur dhedeklaruar brejtje ndaj së keqes. Kjo nuk do ta sakrifikonte drejtësinë, por do ta ndihmojë. Pranimi i së vërtetës është thelbësor, për drejtësinë. Kjo nuk nënkupton shlyerjen e krimit, pastrim nga e keqja, apo dikush tëfshihet pas padijes, gënjeshtrës, heshtjes apo fshehjes së krimit. E vërteta duhet të dihet sado e hidhur apo e shëmtuar të jetë. Brezat e rinj duhet të dinë, çka kanë bërë brezat e mëparshëm, fëmijët të dinë për prindërit e tyre. Besimi i ndërsjellë duhet fituar, jo duke mohuar, por duke marrë përgjegjësi. Duke respektuar dinjitetin dhe integritetin e palëve. Kjo nismë dhe ky takim i parë konsultativ vjen pas shumë konsultimeve qëkam bërë me liderë të pajtimit në mbarë botën, përfshirë edhe nobelistëtë paqes. Kam diskutuar dhe kam menduar shumë gjatë dhe shumëthellë sesi të fillonim një proces të tillë të mbështetjes qytetare, sitë fillonim procesin e së vërtetës dhe pajtimit. Kam takuar edhe shumë shqiptarë, serbë, boshnjakë, turq, rom, ashkali dhe egjiptianë për të diskutuar këtë ide dhe këtë koncept. Ky forum që synoj ta themeloj nuk e zëvendëson drejtësinë. Kompromis me drejtësi nuk do të ketë, sepse e vërteta buron nga drejtësia. Ky forum po ashtu nuk do të jetë zëvendësim i dialogut në mes Kosovës dheSerbisë në Bruksel, por do të jetë ndihmues për arritjen e marrëveshjeve të reja për pajtim ndërshtetëror. Dikush mund të pyes nëse kjo që po bëjmë sot është tepër e vonshme? Është e vërtetë që jemi vonë, por jemi të parët në Ballkan, prandaj uroj që Kosova të jetë model edhe për të tjerët. Dikush mund të pyes nëse fillimisht ndodhë kërkimfalja, pastaj pajtimi? Por, të nderuar të pranishëm, e vërteta dhe pajtimi
Presidenti Thaçi: Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin do ta ndihmojë drejtësinë

Prishtinë, 13 shkurt 2017 – Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka mbledhur zyrtarët më të lartë shtetërorë, klerikët fetarë, korin diplomatik, bartësit e institucioneve të drejtësisë dhe shoqërinë civile në takimin konsultativ për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin.
Presidenti Thaçi takoi presidentin Juncker, bëjnë thirrje për votimin e demarkacionit

Bruksel, 9 shkurt 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot është pritur nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, me të cilin ka bashkëbiseduar për të gjitha çështjet e interesit të ndërsjellë në raportet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.