presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi priti kryediplomatin norvegjez, flasin për ruajtjen e paqes dhe stabilitetin në rajon

Prishtinë, 14 shkurt 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur Ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Borge Brende, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror mes Kosovës dhe Norvegjisë.

Presidenti Thaçi e falënderoi ministrin e Jashtëm të Norvegjisë për mesazhet e tij inkurajuese për të ardhmen e Kosovës dhe për të ardhmen evropiane të rajonit, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen që Norvegjia i ka dhënë gjithmonë Kosovës.“Kosova do të vazhdojë t’i ruaj raportet speciale me Norvegjinë, një shtet që ka mbështetur gjithmonë paqen, stabilitetin dhe pavarësinë e Kosovës. Ministrin e Jashtëm të Norvegjisë e informova për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për shpresën tonë që të arrijmë marrëveshje të reja. Ky normalizim mes Kosovës dhe Serbisë nënkupton një paqe dhe stabilitet për krejt Ballkanin”, deklaroi presidenti Thaçi.Kurse, kryediplomati norvegjez, Borge Brende, theksoi se miqësia dhe partneriteti mes Kosovës dhe Norvegjisë është i fuqishëm, porse ai do të thellohet edhe më shumë.“Ka jostabilitet në rajon, por ne shpresojmë se Kosova, edhe në vitet në vijim, të jetë eksportuese e stabilitetit. Kjo është shumë e rëndësishme. Ne e mbështesim fuqishëm punën tuaj drejt integrimeve evropiane dhe partneritetit më të ngushtë me NATO-n. Ne jemi një ndër shtetet që kanë vazhduar partneritetin me vendin tuaj për sa i përket zhvillimit ekonomik, sepse besojmë se duhet të ketë vende pune dhe investime në Kosovë”, theksoi kryediplomati norvegjez, Borge Brende.Duke folur për bashkëpunimin ndërshtetëror, presidenti Thaçi tha se ky bashkëpunim me Norvegjinë do të vazhdojë në të gjitha sferat politike, ekonomike dhe të sigurisë.Presidenti Thaçi dhe kryediplomati norvegjez diskutuan edhe për bashkëpunimin e ndërsjellë në luftën kundër fundamentalizmit, kundër ekstremizmit dhe terrorizmit, që Kosova dhe rajoni të kenë sa më shumë paqe, siguri, stabilitet dhe zhvillim ekonomik.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.