presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi priti një delegacion të ashkalinjve të Kosovës për 14 vjetorin e ditës së tyre të flamurit

Prishtinë, 15 shkurt 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur një delegacion të ashkalinjve të Kosovës, i kryesuar nga deputeti Danush Ademi.

Presidenti Thaçi e uroi delegacionin për ditën e flamurit të tyre duke shprehur konsideratë për komunitetin ashkali, i cili ka qenë gjithmonë pjesë e shoqërisë kosovare dhe është solidarizuar me fatin e qytetarëve të Kosovës. “I uroj të gjithë pjesëtarët e komunitetit ashkali për ditë e tyre të flamurit, i cili është simbol i komunitetit tuaj”, u shpreh presidenti Thaçi. Duke folur për historikun e komunitetit ashkali, deputeti Ademi e njoftoi presidentin Thaçi për pozitën aktuale të këtij komuniteti dhe për domethënien e flamurit, i cili sot shënon 14 vjetorin e shpalljes si simbol i komunitetit ashkali. Presidenti Thaçi theksoi se është shumë i rëndësishëm fakti që pjesëtarë të komunitetit ashkali tash janë të pranishëm në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, në Parlament, në Qeveri dhe në institucione të tjera. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.