Presidenti Thaçi: Bajram Rexhepi u shqua për guxim, profesionalizëm dhe humanizëm

Prishtinë, 22 gusht – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë sot pjesë në mbledhjen komemorative, në nderim të ish kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepit, që vdiq dje pas një sëmundjeje të rënd.
Presidenti Thaçi shpall të martën ditë zie në Kosovë

Prishtinë, 21 gusht – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur të martën, 22 gusht 2017, ditë zie në Kosovë, në nderim të ish kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, që ndërroi jetë sot në Turqi pas një sëmundje të rëndë.
Presidenti Thaçi ngushëlloi familjen Rexhepi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Rexhepi, pas vdekjes së parakohshme të ish kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.
Treni i fundit për një paqe të qëndrueshme

Kosova dhe Serbia janë duke dialoguar për më shumë se gjashtë vjet tani, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe me mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara, me synim të normalizimit të marrëdhënieve. Derisa duhet të pranojmë se janë bërë hapa të mëdhenj në këtë drejtim, duke arritur kulmin me nënshkrimin e Marrëveshjes së Parë mbi Parimet e Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2013, megjithatë normalizimi i plotë i marrëdhënieve ende nuk është arritur. Dy shtetet dhe popujt tanë aspirojnë që ta ndërtojnë një të ardhme më të mirë në të cilën janë tërësisht të integruar në familjen evropiane (e në rastin e Kosovës edhe në NATO) dhe në një të ardhme ku gëzojnë një standard dhe mirëqenie më të lartë sesa që kanë tani. Por, këto qëllime vështirë se mund të arrihen nëse vazhdohet me këtë gjendje që, në thelb, është një konflikt i ngrirë ndërmjet dy vendeve tona. Deri më tani, Kosova dhe Serbia kanë pasur tri raunde të negociatave ndërkombëtare: në Rambuje në vitin 1999, në Vjenë në 2005-2007 dhe tani në Bruksel që nga viti 2011. Unë kam qenë pjesë e të tri negociatave dhe jam krenar të them që Kosova gjithmonë është akorduar me marrëveshjet të cilat ishin të ndërmjetësuara nga komuniteti ndërkombëtar. Serbia, në anën tjetër, nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon të investojë shumë resurse për të penguar përpjekjet tona për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës. Për shkak të këtij qëndrimi armiqësor, aspirata e Serbisë për anëtarësim në BE mbetet e pasigurt. Prandaj, të dyja shtetet janë të bllokuara dhe e ardhmja e tyre euroatlantike varet nga aftësia e tyre për të arritur një marrëveshje përfundimtare historike për normalizimin e marrëdhënieve dhe për pajtim. Dialogu në Bruksel është zvarritur. Marrëveshja e prillit 2013 ishte një triumf politik, por kanë kaluar katër vite qëkur e njëjta u arrit dhe zbatimi i disa pikave të marrëveshjes është duke ngecur ende. Përderisa natyra teknike ishte një parakusht për t’i filluar bisedimet, tani ka ardhur koha të përballemi me thelbin e problemit-çështjen që e bën të vështirë zbatimin madje edhe të marrëveshjeve më teknike: mungesa e pajtimit dhe njohjes së ndërsjellët. Kredibiliteti i dialogut është vënë në dyshim, përkundër të arriturave në disa fusha, mu për shkak se është e qartë, për cilindo vëzhgues të këtyre bisedave, se antagonizmi ndërmjet shteteve është i gjallë sot po aq sa edhe në të kaluarën. Për shembull, përderisa bisedimet në Bruksel kanë prodhuar një marrëveshje mbi pjesëmarrjen e Kosovës në organizata rajonale, Serbia vazhdon të bëjë fushatë të fuqishme kundër përpjekjeve të Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, madje edhe kur nga këto anëtarësime do të përfitonte trashëgimia kulturore e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë (siç ishte përpjekja për anëtarësim në UNESCO) apo serbët e Kosovës. Sukseset graduale, në pika të veçanta, kanë qenë të gjitha të rëndësishme, por me këtë shpejtësi, marrëdhëniet tona do të mund të normalizoheshin ndoshta pas 100 vjetëve. Është e qartë se ka ardhur koha për një vizion dhe për lidership më të gjerë e më të guximshëm që i adreson çështjet ndërmjet nesh një herë e përgjithmonë. Çështja themelore është, natyrisht, se ne vazhdojmë ta shohim njëri-tjetrin si kundërshtar. T’i fshehim ndarjet tona të thella nën qilim, nuk është zgjidhje dhe nuk do të çojë në pajtim. Nuk mund të pajtohemi rreth asaj se ku po shkojmë nëse kemi mosmarrëveshje bazike rreth asaj se prej nga vijmë. Kjo është arsyeja pse unë i kam dyfishuar përpjekjet e mia që të merrem me disa nga pyetjet më të vështira rreth së kaluarës sonë duke krijuar një Komision për të Vërtetën dhe Pajtim. Përfundimisht, ne besojmë se rrugëdalja do të ishte nënshkrimi i një Marrëveshjeje mbi Normalizimin dhe Pajtimin ndërmjet dy shteteve tona. Përmes saj, ne do të angazhoheshim që të zgjidhim të gjitha mosmarrëveshjet me mjete paqësore. Në fund, marrëveshja historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të duhej të përfshijë njohjen e ndërsjellë si rrugë e vetme që t’u jepet fund të gjitha mosmarrëveshjeve njëherë e përgjithmonë. Arritja e këtij qëllimi përfundimtar është jashtëzakonisht i vështirë për të dyja vendet dhe kërkon lidership të guximshëm dhe të mençur. Fuqimisht besoj që, si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, lidershipi mbetet i përkushtuar ndaj asaj se çfarë pret populli ynë nga ne-që të arrijmë paqen ndërmjet nesh. Që kjo të ndodhë, të gjithë duhet të jemi kreativë dhe të jemi të gatshëm që të bëjmë kompromise të mëtutjeshme. Duhet të jetë e qartë për të gjithë se ky është imperativ për hir të paqes së qëndrueshme në mes të popujve tanë dhe të gjeneratave që do të vijnë. Ashtu siç do të duhej që zgjidhja përfundimtare e konfliktit tonë të njohë realitetet historike dhe realitetet aktuale, ajo gjithashtu duhet të adresojë kërkesat e së ardhmes. E ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë, sikurse ajo e pjesës tjetër të Ballkanit, është të jenë fqinjë miqësorë brenda Bashkimit Evropian. Jam i bindur se normalizimi dhe pajtimi është hapi i parë për të na çliruar nga pesha e së kaluarës dhe një hap që do të na shtyjë në një të ardhme më të ndritur. Është e qartë se kur ne të veprojmë kështu, Bashkimi Evropian duhet të njohë përpjekjet tona, dhe se përderisa e rrisim shpejtësinë ne në këtë cepin tonë të Evropës, shpejtësinë duhet ta rrisë edhe treni i anëtarësimit në BE, si në Bruksel ashtu edhe në kryeqytetet evropiane. Duhet të sigurohemi që të mos humbasim trenin e fundit për një paqe të qëndrueshme. Source: Frankfurter Allgemeine Zeitung Link: http://plus.faz.net/politik/2017-08-17/462fe353cf3cee824fdbbbd629847f72/?GEPC=s3

Presidenti Thaçi takoi ish-Presidenten e Konfederatës së Zvicrës, Micheline Calmy-Rey

Prishtinë, 3 gusht – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot ish Presidenten e Konfederatës së Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, të cilës i dëshiroi mirëseardhje në Kosovë dhe e falënderoi për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës gjithmonë.
RREGULLORE (P) NR. 03/2016 PËR PROCEDURËN E DHËNIES SË AUTORIZIMEVE NGA PRESIDENTI PËR LIDHJEN E MARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE SI DHE PËR PROCEDURËN E RATIFIKIMIT TË MARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE NGA PRESIDENTI
Fjalimi i Presidentit Thaçi në Samitin e Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ (A5)

I nderuari Zëvendës-President PenceI nderuari kryeministër Markoviq dhe Kryeministër ZaevTë nderuar kryeministraTë nderuar pjesëmarrësZonja dhe zotërinjKur është themeluar Karta e Adriatikut, më 2003, rajoni ynë sapo kishte dalë nga një qark i luftërave dhe krizave.Edhe pse më në fund arritëm paqen, shpejtë kuptuam se paqja nuk ishte e mjaftueshme por është vetëm parakusht për ndërtimin e vlerave të reja.Vlerave të bashkëpunimit, përparimit dhe integrimit.Shumëkush nuk do të mund ta kishte menduar që 14 vite më pas, ideja e Kartës së Adriatikut do të zhvillohej dhe rritej me anëtarë të ri, duke u bërë një familje e kombeve të mrekullueshme që ndajnë synimin e njëjtë, vlerat e njëjta, ato të integrimit euro-atlantik.Më lejoni që të shpreh mirënjohje për nikoqirët sot, veçanërisht për Kryeministrin e Malit të Zi.Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është lajmi më i mirë për rajonin që e kemi pritur për një kohë të gjatë.I nderuari Zëvendës-PresidentTë nderuar kryeministraJam i nderuar që të jem sot këtu në këtë tavolinë, si President i vendit më pro-Amerikan dhe më pro-NATO në tërë botën.Që nga intervenimi i NATO-s, ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ushtarët e NATO-s kanë ndihmuar që të ndërtohet paqja në Kosovë dhe na kanë ndihmuar që të ecim përpara.Por, tani, 18 vite pas përfundimit të luftës dhe gati një dekadë që nga pavarësia, besojmë që është koha që Kosova të kthejë këto të mira.Kosova është e gatshme që të bëhet kontribuuese për sigurinë në rajon dhe në tërë globin.Më nuk duam të jemi vetëm vëzhgues në forumet e rëndësishme sikur ky.Ne e meritojmë që të jemi anëtarë. Anëtarë të plotë.Njësoj sikur që dëshirojmë të jemi anëtarë të NATO-s.Nuk mjafton vetëm që NATO të jetë në Kosovë.Duhet që edhe Kosova të jetë në NATO.E kuptojmë që për të arritur këtë, Kosova duhet të përfundojë tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të themelojë ushtrinë multi-etnike.Ju premtoj se ky është qëllimi ynë.Këtë do ta bëjmë në koordinim të plotë me NATO-n dhe partnerët tjerë tonë.Do të jetë kjo një forcë multi-etnike, profesionale, mbrojtëse, që do të përfaqësojë me krenari të gjithë qytetarët e saj.Dëshirojmë të jemi të gatshëm që të qëndrojmë pranë ushtarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe pranë ushtarëve të NATO-s kudo dhe kurdo që është nevoja.I nderuari Zëvendës-PresidentVizita juaj nuk mund të vinte në kohë më të mirë.Për të vlerësuar sukseset e arritura.Por, më lejoni të theksoj se ende ka punë të papërfunduara në rajonin tonë.Ka ende forca që dëshirojnë që të pengojnë dhe të vonojnë rrugëtimin tonë Euro-Atlantik.Por, nuk kam dyshim se sikur që keni treguar lidership në vitin 2003, kur ndihmuat të themelohej Karta e Adriatikut, ashtu do të vazhdoni të tregoni lidership në vitet që do të vijnë.Ne kemi nevojë për ju, rajoni ka nevojë për ju, Europa ka nevojë për ju.Europa nuk mund t’ia lejojë vetes të ketë pika të zeza në kontinent.Brukseli nuk duhet të vonohet me rajonin.Kjo vonesë po krijon vakum.Dhe ideologjitë dhe ndikimet anti-Perëndimore, qofshin ato ndikimi rus apo fundamentalizmi islamik, po nxitojnë të mbushin këtë vakum.Zëvendës-President, e ardhmja është pjesë e rëndësishme e identitetit.Çfarë dëshiron të bëhesh nganjëherë është më e rëndësishme se çfarë je.Ndonëse ende nuk jemi anëtarë të NATO-s, Kosova dhe pjesa tjetër e rajonit e sheh të ardhmen e vet atje.Si rajon që një kohë identifikohej me konflikte dhe luftëra të përgjakshme, ne kemi mësuar – me çmim të lartë – se dialogu është rruga e vetme.Dhe sot, të ulur këtu si të barabartë, përkundër dallimeve, kemi shumë më shumë gjëra të përbashkëta.Kosova ka rol të rëndësishëm në paqen dhe stabilitetin në rajon.Dialogu me Serbinë është pjesë e rëndësishme e këtij roli.Ju siguroj të gjithëve se Kosova mbetet e përkushtuar dhe e vullnetshme që të shpejtohet ky proces që të arrijmë marrëveshjen finale për normalizim të marrëdhënieve dhe pajtim me Serbinë.Jo vetëm pse këtë u a kemi borxh të gjithë juve këtu, por – ç’është edhe më e rëndësishme – këtë u a kemi borxh fëmijëve tanë.Fëmijët tanë nuk duhet të rriten duke u frikësuar nga njëri tjetri.Jemi fqinjë dhe për jetë të jetëve do të jetojmë pranë njëri tjetrit.Gjeografinë nuk mund ta ndryshojmë.Por do ta ndryshojmë të ardhmen.Siç ka thënë shenjtorja jonë e përbashkët, Nëna Terezë, “unë mund të bëj gjëra që ti nuk mundesh dhe ti mund të bësh gjëra që unë nuk mundem; e së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha”.Ju faleminderit për vëmendjen.
Fjalimi i Presidentit Thaçi në Samitin e Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ (A5)

I nderuari Zëvendës-President Pence I nderuari kryeministër Markoviq dhe Kryeministër Zaev Të nderuar kryeministra Të nderuar pjesëmarrës Zonja dhe zotërinj Kur është themeluar Karta e Adriatikut, më 2003, rajoni ynë sapo kishte dalë nga një qark i luftërave dhe krizave. Edhe pse më në fund arritëm paqen, shpejtë kuptuam se paqja nuk ishte e mjaftueshme por është vetëm parakusht për ndërtimin e vlerave të reja. Vlerave të bashkëpunimit, përparimit dhe integrimit. Shumëkush nuk do të mund ta kishte menduar që 14 vite më pas, ideja e Kartës së Adriatikut do të zhvillohej dhe rritej me anëtarë të ri, duke u bërë një familje e kombeve të mrekullueshme që ndajnë synimin e njëjtë, vlerat e njëjta, ato të integrimit euro-atlantik. Më lejoni që të shpreh mirënjohje për nikoqirët sot, veçanërisht për Kryeministrin e Malit të Zi. Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është lajmi më i mirë për rajonin që e kemi pritur për një kohë të gjatë. I nderuari Zëvendës-President Të nderuar kryeministra Jam i nderuar që të jem sot këtu në këtë tavolinë, si President i vendit më pro-Amerikan dhe më pro-NATO në tërë botën. Që nga intervenimi i NATO-s, ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ushtarët e NATO-s kanë ndihmuar që të ndërtohet paqja në Kosovë dhe na kanë ndihmuar që të ecim përpara. Por, tani, 18 vite pas përfundimit të luftës dhe gati një dekadë që nga pavarësia, besojmë që është koha që Kosova të kthejë këto të mira. Kosova është e gatshme që të bëhet kontribuuese për sigurinë në rajon dhe në tërë globin. Më nuk duam të jemi vetëm vëzhgues në forumet e rëndësishme sikur ky. Ne e meritojmë që të jemi anëtarë. Anëtarë të plotë. Njësoj sikur që dëshirojmë të jemi anëtarë të NATO-s. Nuk mjafton vetëm që NATO të jetë në Kosovë. Duhet që edhe Kosova të jetë në NATO. E kuptojmë që për të arritur këtë, Kosova duhet të përfundojë tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të themelojë ushtrinë multi-etnike. Ju premtoj se ky është qëllimi ynë. Këtë do ta bëjmë në koordinim të plotë me NATO-n dhe partnerët tjerë tonë. Do të jetë kjo një forcë multi-etnike, profesionale, mbrojtëse, që do të përfaqësojë me krenari të gjithë qytetarët e saj. Dëshirojmë të jemi të gatshëm që të qëndrojmë pranë ushtarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe pranë ushtarëve të NATO-s kudo dhe kurdo që është nevoja. I nderuari Zëvendës-President Vizita juaj nuk mund të vinte në kohë më të mirë. Për të vlerësuar sukseset e arritura. Por, më lejoni të theksoj se ende ka punë të papërfunduara në rajonin tonë. Ka ende forca që dëshirojnë që të pengojnë dhe të vonojnë rrugëtimin tonë Euro-Atlantik. Por, nuk kam dyshim se sikur që keni treguar lidership në vitin 2003, kur ndihmuat të themelohej Karta e Adriatikut, ashtu do të vazhdoni të tregoni lidership në vitet që do të vijnë. Ne kemi nevojë për ju, rajoni ka nevojë për ju, Europa ka nevojë për ju. Europa nuk mund t’ia lejojë vetes të ketë pika të zeza në kontinent. Brukseli nuk duhet të vonohet me rajonin. Kjo vonesë po krijon vakum. Dhe ideologjitë dhe ndikimet anti-Perëndimore, qofshin ato ndikimi rus apo fundamentalizmi islamik, po nxitojnë të mbushin këtë vakum. Zëvendës-President, e ardhmja është pjesë e rëndësishme e identitetit. Çfarë dëshiron të bëhesh nganjëherë është më e rëndësishme se çfarë je. Ndonëse ende nuk jemi anëtarë të NATO-s, Kosova dhe pjesa tjetër e rajonit e sheh të ardhmen e vet atje. Si rajon që një kohë identifikohej me konflikte dhe luftëra të përgjakshme, ne kemi mësuar – me çmim të lartë – se dialogu është rruga e vetme. Dhe sot, të ulur këtu si të barabartë, përkundër dallimeve, kemi shumë më shumë gjëra të përbashkëta. Kosova ka rol të rëndësishëm në paqen dhe stabilitetin në rajon. Dialogu me Serbinë është pjesë e rëndësishme e këtij roli. Ju siguroj të gjithëve se Kosova mbetet e përkushtuar dhe e vullnetshme që të shpejtohet ky proces që të arrijmë marrëveshjen finale për normalizim të marrëdhënieve dhe pajtim me Serbinë. Jo vetëm pse këtë u a kemi borxh të gjithë juve këtu, por – ç’është edhe më e rëndësishme – këtë u a kemi borxh fëmijëve tanë. Fëmijët tanë nuk duhet të rriten duke u frikësuar nga njëri tjetri. Jemi fqinjë dhe për jetë të jetëve do të jetojmë pranë njëri tjetrit. Gjeografinë nuk mund ta ndryshojmë. Por do ta ndryshojmë të ardhmen. Siç ka thënë shenjtorja jonë e përbashkët, Nëna Terezë, “unë mund të bëj gjëra që ti nuk mundesh dhe ti mund të bësh gjëra që unë nuk mundem; e së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha”. Ju faleminderit për vëmendjen.
UDHËZIM ADMINISTRATIV (SZP) NR. 02/2017 PËR PËRDORIM TË TELEFONISË FIKSE DHE MOBILE NË PRESIDENCË