presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi takoi ish-Presidenten e Konfederatës së Zvicrës, Micheline Calmy-Rey

Prishtinë, 3 gusht – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot ish Presidenten e Konfederatës së Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, të cilës i dëshiroi mirëseardhje në Kosovë dhe e falënderoi për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës gjithmonë.

“Është kënaqësi t’ju takoj sot dhe t’ju shpreh mirënjohjen e popullit të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme që i keni dhënë Kosovës”, u shpreh Presidenti Thaçi.“Zëri juaj ka qenë ndër zërat e parë për pavarësinë e Kosovës dhe ka hapur sytë e shumë të tjerëve”, shtoi Presidenti Thaçi.Presidentja Micheline Calmy-Rey u shpreh se është e lumtur që është në Kosovë.“Fatin e Kosovës e kam në zemër”, u shpreh Presidentja Calmy-Rey.Presidenti Thaçi e falënderoi Presidenten Calmy-Rey që nuk po e harron Kosovën.Presidenti Thaçi gjithashtu foli për të arriturat e Kosovës që nga pavarësia.“Jemi në rrugë të drejtë. Kemi sfida por po i kalojmë me sukses”, përfundoi Presidenti Thaçi.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.