Presidenti Thaçi kërkon njohjen nga Madagaskari

Prishtinë, 16 tetor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim nënkryetarin e Senatit të Madagaskarit, z.Amido, me të cilin ka bashkëbiseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
Presidenti Thaçi mori pjesë në “Takimet e Gjeçovit” në Zym të Prizrenit

Zym, 14 tetor 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë sot në edicionin e 46-të, të manifestimit letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Gjeçovit”, që po mbahet në Zym të Hasit.
DEKLARATË E PËRBASHKËT E PRESIDENTËVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË KOSOVËS MBI MARRËDHËNIET VËLLAZËRORE E TË PARTNERITETIT STRATEGJIK

Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe Presidenti i Republikës së Kosovës,
Presidenti Thaçi priti ministrin e Jashtëm finlandez, Timo Soini

Prishtinë, 11 tetor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Timo Soini, me të cilin ka bashkëbiseduar për mundësinë e thellimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve.
Presidenti Thaçi emëroi anëtarin e ri të Komisionit Qendror Zgjedhor

Prishtinë, 10 tetor 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka emëruar anëtarin e ri të Komisionit Qendror Zgjedhor, Stevan Veselinović , n​ë cilësinë e përfaqësuesit të Grupit Parlamentar Lista Serbe.
Presidenti Thaçi konfirmon përkrahjen institucionale për komunitetin LGBTIQ

Prishtinë, 10 tetor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë sot pjesë në paradën e organizuar nga komuniteti LGBTIQ.
Presidenti Thaçi mori pjesë në debatin me temën: “Perceptimi publik i Gjykatës Speciale të Kosovës: rreziqet dhe mundësitë”

Prishtinë, 09 tetor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë sot pjesë në debatin me temën: “Perceptimi publik i Gjykatës Speciale të Kosovës: rreziqet dhe mundësitë”, organizuar nga OJQ-të, Integra, CPT, PAX.
Presidenti Thaçi priti delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim

Prishtinë, 6 tetor 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot një delegacion të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të drejtuar nga Pierre Heilbronn, Nënkryetar për Politika dhe Partneritete.
Presidenti Thaçi priti në takim udhëheqësit e NDI-t

Prishtinë, 06 tetor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim presidentin e Institutit Nacional Demokratik (NDI), Kenneth Wollack të shoqëruar nga drejtori për Evropën Qendrore dhe Lindore, Robert Benjamin dhe drejtori për Kosovë, Alexander Chavarria.
Të shemben muret mentale

nga Hashim Thaçi Marrëdhënia e Komisionit Evropian me Ballkanin Perëndimor si edhe vetë politika e zgjerimit ka qenë e ndërlikuar. Të frikësuar nga ndjenjat ksenofobie, të përziera me lodhjen nga zgjerimi përbrenda BE-së, administrata pat nxituar të thotë se nuk do të ketë zgjerim të BE-së gjatë mandatit 2014-2019. Edhe pse të gjithë njohësit e politikave të zgjerimit e dinin se vështirë se do të kishte diçka konkrete për zgjerim deri në vitin 2019, megjithatë shprehja e kësaj politika në mënyrën më eksplicite ka pasur pasoja shkatërrimtare në rajon, duke minuar përpjekjet reformuese. Fakti që kancelaria Merkel e pa të nevojshme nisjen procesit të Berlinit për gjashtë vendet e Ballkanin Perëndimor, si përpjekje për të mbajtur gjallë perspektivën evropiane pavarësisht deklaratave të Komisionit, është shumë domethënës. Muajin e kaluar, Ballkani Perëndimor mori edhe një goditje tjetër nga Komisioni aktual. Në letrën e publikuar pas fjalimit vjetor para Parlamentit, Presidenti i Komisionit Evropian premtoi një strategji për pranimin e Malit të Zi dhe Serbisë në BE deri në vitin 2025. Problemi qëndron në faktin se katër vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë lënë jashtë kësaj perspektive të ripërtërirë dhe të përforcuar. A është e nevojshme të përmendet se tri nga katër prej këtyre vendeve janë vende me shumicë myslimane dhe tri nga të katërtat kanë shumicë ose popullsi të konsiderueshme shqiptare? Ky veprim ngriti spekulime se kjo ishte një përpjekje për t’i bërë qejfin forcave që anojnë më shumë nga e djathta, e që po shfaqen në të gjithë BE-në. Megjithatë, çfarëdo qoftë arsyeja, kërcënimi i rritjes së ndikimit rus në Malin e Zi dhe Serbi nuk duhet të shpërblehet nga BE-ja, ashtu siç nuk duhet të kthehet në disavantazhmungesa e kërcënimeve të ngjashme ose alternativave për Kosovën. Për fat të keq, për Kosovën komplikimet nuk përfundojnë këtu. Kosova mbetet pa njohje nga pesë shtete anëtare të BE-së. BE-ja ende duket e bindur edhe pse disa nga anëtarët e saj mund të vazhdojnë të mos njohin pavarësinë e Kosovës se edhe Kosova një ditë do t’i bashkohet BE-së. Ky është përkufizimi i të menduarit të dyfishtë Oruellian, i papërshtatshëm për një institucion demokratik dhe transparent. Zgjidhjet e pamenduara deri në fund, e të cilat u gjetën për të mbajtur procesin në lëvizje por pa rënduar shtetet jo-njohëse (siç ishte nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asociim pa qartësi të plotë për hapat e ardhshëm), në një moment do të vihen në test dhe një përgjigje e qartë duhet dhënë: A e gëzon Kosova një perspektivë evropiane, apo jo? Më lejoni të jem i qartë: nuk ushqej ëndrra se Kosova do të jetë e gatshme për t'iu bashkuar BE-së vitin e ardhshëm. Ne në Ballkan e dimë mirë se sa shumë kohë merr ky proces. Sidoqoftë, ne jemi njëlloj të vetëdijshëm- dhe të shqetësuar – për faktin se procesi është po aq i padrejtë. Liberalizimi i vizave është një shembull i qartë. Përveç që është e fundit në rend, Kosovës i janë dhënë 95 kritere, kur fqinjët e saj i kanë pranuar me përmbushjen e rreth 50 kritereve. Për më tepër, Kosova ka përmbushur plotësisht të 95-tat, nëse interpretohen në mënyrën e paraparë në udhërrëfyesin formal, por qytetarët ende mbesin të izoluar. Të dy kriteret “e mbetura” kanë qenë dhe vazhdojnë të ri-interpretohen nga BE-ja për arsye politike si një justifikim për t’i penguar kosovarët që të udhëtojnë lirshëm. Qeveria e Kosovës është “përpjekur të përmbyllë” demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, edhe pse Kuvendi nuk e ka ratifikuar ende atë. Mirëpo, sa më shumë që Kosova i është afruar fazës finale, aq më e ashpër u bë kjo kërkesë. Mos të përmendim këtu faktin që jemi përballur me një kërkesë asimetrike, pasi që Malit të Zi nuk i është kërkuar të bëjë të njëjtën gjë në udhërrëfyesin e tyre për liberalizim të vizave. Për më tepër, Kosova ka adresuar kriteret që kanë të bëjnë me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në një masë shumë më të madhe se sa që ka bërë në procesin e liberalizimit të vizave cilido shtet tjetër që ka përfituar nga ky proces. Neve po na kërkohet vazhdimisht të punojmë “më shumë” në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar pa asnjë qartësi se çfarë do të paraqiste përmbushja e këtyre kriteri të mbetura. Arsyetimi i bërë shpesh nga shumë zyrtarë të BE-së se përse Kosova po vlerësohet më ashpër, është se BE-ja mëson nga përvoja e saj e kaluar. Megjithatë, kjo vetëm e ekspozon faktin se kemi të bëjmë me qasje të ndryshueshme dhe se ky sistem është çdo gjë tjetër përveç se i drejtë. Në rastin tonë, është diskriminues. Ne e dimë se rruga përpara është e gjatë dhe e mbushur me pengesa, por ne jemi të gatshëm të punojmë. Ajo që ne kërkojmë është e thjeshtë: Të formalizohet perspektiva e anëtarësimit për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Çdo strategji për anëtarësim duhet të përfshijë të gjitha vendet që gëzojnë një perspektivë të tillë. Duke anashkaluar disa dhe duke dhënë data për anëtarësim vetëm për disa prej tyre, automatikisht zvogëlon kredibilitetin e pjesës tjetër. Kjo, nga ana tjetër, është demoralizuese dhe ngadalëson shpejtësinë e procesit dhe rrezikon t’i frenoj proceset reformuese. Përparësitë e trajtimit të barabartë janë veçanërisht të dukshme në rastin e Kosovës dhe Serbisë. Në kontekstin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona, ku forca kryesore shtytëse është procesi i integrimit në BE për secilin vend, stimulimi asimetrik është shkatërrues. Si mund të presë dikush që populli kosovar, koalicioni qeverisës dhe opozita të bien dakord për reforma jashtëzakonisht të pakëndshme në favor të një pakice që dikur na ka shtypur, nëse shohin se frytet e një marrëveshjeje të tillë do të jenë vetëm në të mirë të palës tjetër? BE-ja shpesh na e përsërit se ne duhet të tregojmë lidership dhe të marrim vendime që nuk janë as të lehta dhe as popullore, por që janë në interes të vendit tonë. Epo, tani kanë rastin e mirë për të na dëshmuar këtë. Pavarësisht lodhjes me