Presidenti Thaçi votoi sot në vendvotimin në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë

Prishtinë, 22 tetor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, votoi sot në vendvotimin në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, për zgjedhjet lokale që po mbahen në vendin tonë.
Presidenti Thaçi priti shefin e misionit të OSBE-së, Jan Braathu

Prishtinë, 20 tetor – Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, priti sot në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, z. Jan Braathu, me të cilin bisedoi për organizimin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen këtë të diele në vendin tonë.
Presidenti Thaçi priti auditorin e Përgjithshëm, Besnik Osmani

Prishtinë, 20 tetor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës, z. Besnik Osmani, të cilit i ka dhënë mbështetje për punën dhe aktivitetet e Auditorit të Përgjithshëm.
Deklaratë e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për zgjedhjet lokale të 22 tetorit

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,Të dielën organizohen zgjedhjet lokale për kryetarë dhe asamblistë të Kuvendeve Komunale në tërë territorin e Republikës së Kosovës.Pjesëmarrja e juaj masive në këto zgjedhje nuk është vetëm plotësim i një norme demokratike, por edhe mundësi ideale për të përcaktuar dhe projektuar katër vitet e ardhshme të qeverisjes lokale.Këtë mundësi duhet ta shfrytëzojë çdo qytetarë, në çdo komunë, anekënd Kosovës. Mundësinë për të zgjedhur të lirë, në rrethana paqeje përmes një procesi demokratik, të monitoruar nga miqtë ndërkombëtarë, e kemi fituar me shumë sakrifica.Me të njëjtin përkushtim duhet të bëhemi pjesë e vendimmarrjes, e qeverisjes komunale, e përmirësimit të mirëqenies dhe infrastrukturës së qyteteve dhe fshatrave tona.Këtë mund ta bëni vetëm nëse të dielën dilni për të votuar, duke u bërë pjesë e një procesi të lirë, fer dhe demokratik.Pavarësisht bindjeve politike, ne, si qytetarë, si shoqëri, përmes këtyre zgjedhjeve, duhet të forcojmë edhe më shumë unitetin qytetar. Vetëm të bashkuar, do të jemi në gjendje të bëjmë transformimin e shoqërisë, të qyteteve dhe fshatrave tona.Bashkëqytetar të nderuar,Institucionet e Kosovës kanë bërë të gjitha përgatitjet që procesi zgjedhor i së dielës të jetë në frymën e njëjtë demokratike me proceset elektorale të viteve të fundit në Kosovë.Ftoj të gjitha partitë politike, institucionet e sigurisë, të drejtësisë, monitoruesit ndërkombëtarë dhe mediat të mbështesin mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve.Qytetarët e Kosovës, as në këto zgjedhje, nuk duhet të lejojnë asnjë keqpërdorim të votës, apo lëndimit të procesit zgjedhor, i cili duhet të jetë konform standardeve demokratike.Ftoj të gjithë qytetarët, që të dielën, më 22 tetor, të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike, për të votuar për të ardhmen e fëmijëve tanë.
Presidenti Thaçi priti shefin e Misionit Vëzhgues të BE-së, Alojz Peterle

Prishtinë, 20 tetor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot shefin e Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet në Kosovë, Alojz Peterle, me të cilin bisedoi për përgatitjet për zgjedhjet lokale që do të mbahen në Kosovë këtë të diele.
Deklaratë për media

Dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komunitetet jo shumicë në Republikën e Kosovës nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të bëhet të martën, më 24 tetor 2017.
Presidenti Thaçi priti në takim zëvendëskryeministren bullgare, Ekaterina Zaharieva

Prishtinë, 19 tetor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve te Jashtme te Republikës së Bullgarisë, znj. Ekaterina Zaharieva.
Deklaratë për media

Sot, më 17 tetor 2017, Zyra e Presidentit ishte e gatshme të presë ardhjen dyzet e dy (42) gjyqtarëve dhe katërmbëdhjetë (14) prokurorëve nga komunitetet jo shumicë në Republikën e Kosovës, të cilët, pas dekretimit nga Presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, do të duhej t’i bashkohen sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial të Republikës së Kosovës.
Presidenti Thaçi: Miqësia e madhe që ka Kosova me SHBA-të do të qëndroj e fortë

Prishtinë, 16 tetor- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë në pritjen festive për nënshkrimin e Marrëveshjes Threshold me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
Presidenti Thaçi dekoroi ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Lloyd Axworthy, me Urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”

Prishtinë, 16 tetor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot në takim ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Lloyd Axworthy, i cili ishte ministër gjatë periudhës 1996-2000.