Prishtinë, 20 tetor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës, z. Besnik Osmani, të cilit i ka dhënë mbështetje për punën dhe aktivitetet e Auditorit të Përgjithshëm.
Presidenti Thaçi ka thënë se Auditori i Përgjithshëm me punën e tij është duke forcuar llogaridhënien duke rritur besimin në institucionet publike.“Ju përgëzoj për përkushtimin, profesionalizimin dhe pavarësinë e institucionit tuaj”, ka theksuar Presidenti.Nga ana tjetër, Besnik Osmani ka thënë se Zyra Kombëtare e Auditimit do të vazhdojë të bëjë auditimin e detyrueshëm të rregullsisë për Buxhetin e Qeverisë së Kosovës si dhe auditime tjera.Presidenti ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë përpjekjet maksimale për transparencë.