presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi votoi sot në vendvotimin në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë

Prishtinë, 22 tetor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, votoi sot në vendvotimin në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, për zgjedhjet lokale që po mbahen në vendin tonë.

Duke i uruar qytetarët e vendit për këtë proces zgjedhor, presidenti Thaçi tha “Dëshiroj që t’i inkurajoj për një votim më masiv, një pjesëmarrje aktive dhe dinamike në këtë proces zgjedhor të rëndësishëm për qeverisjen e ardhshme lokale katër vjeçare”.Ai më tej shprehu falënderimin e tij për KQZ-në, si dhe për gjithë mekanizmat institucional që kanë punuar me përkushtimin më të madh për organizimin e zgjedhjeve fer, të lira dhe demokratike.“Është një fillim i mbarë i ditës sot. Shpresoj dhe besoj që gjithë mekanizmi politik, shoqëria civile, media, KQZ, gjithë vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtarë do të jenë në krye të përgjegjësive të tyre që edhe ky proces i rëndësishëm, apo test i demokracisë për Kosovën të përmbyllet suksesshëm”, u shpreh presidenti Thaçi. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.