Prishtinë, 10 tetor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë sot pjesë në paradën e organizuar nga komuniteti LGBTIQ.
Presidenti Thaçi ka shprehur përkrahjen institucionale për të drejtat e këtij komuniteti dhe ka konfirmuar edhe njëherë se në Kosovë të gjitha komunitet janë të barabarta.“Shteti dhe shoqëria kosovare janë të ndërtuara mbi parimet e barazisë e lirisë për të gjitha komunitetet. Nuk do të lejojmë që kushdo në Kosovë të ushtrojë frikë dhe kërcënime kundër ndonjë individi apo kundër ndonjë grupi”, ka shtuar ai.Presidenti ka vlerësuar angazhimin e të gjithëve që liritë dhe të drejtat e njeriut të mbrohen dhe të promovohen.Duke përkrahur marshin, Presidenti Thaçi është shprehur se ”sot vëmendja duhet të jetë te përfaqësuesit e komuniteti, te organizatorët e marshit, e jo te institucionet”.“Institucioneve të shtetit të Kosovës u përket të përkrahin dhe të mbrojnë çdo qytetar në realizimin e të drejtave të tyre të garantuara me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, ka përfunduar Presidenti Thaçi.