Fjalimi i presidentit Thaçi para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme në Kanada

I nderuari kryesues Nollt. Të nderuar nën-kryesues, zotëri O-Toll dhe e nderuara zonja Leverdier, Të nderuar deputetë, anëtarë të Komisionit për Punë të Jashtme, Është kënaqësi të takohem sot me ju dhe të bisedojmë për Kosovën por edhe tërë rajonin e Evropës Juglindore, për të arriturat tona por edhe sfidat, për ndërtimin e paqes dhe pajtimit. Por edhe për bashkëpunimin tonë bilateral, në mes Kosovës dhe Kanadasë. Më vjen mirë që vizitën po e realizoj në kohën kur Kanadaja shënon 150 vjetorin e vet. Kanada për ne është partner strategjik me të cilin ndajmë vlera, parime e aspirata të përbashkëta. Si Kosovë jemi mirënjohës për përkrahjen që Kanada i ka dhënë Kosovës me dekada. Veçanërisht vlen të theksohet pranimi i 7000 refugjatëve nga Kosova, në vitin 1999. Pata rastin t’i takoj disa prej tyre në Halifax, të vizitoj bazën ushtarake ku shumica prej tyre janë pritur kur kanë arritur në Kanada. Ishte moment prekës t’i kujtonim ditët e luftës por edhe moment i gëzimit dhe krenarisë të shohësh se sa mirë janë integruar në shoqërinë kanadeze dhe i kontribuojnë shtetit dhe shoqërisë kanadeze. Ata tani janë urë lidhëse në mes dy popujve tonë. Përkrahja e Kanadasë ka qenë e rëndësishme edhe pas luftës, në rindërtimin e vendit dhe ndërtimin e paqes. Jemi mirënjohës që Kanadaja ka qenë ndër vendet e para që ka njohur Kosovën dhe vazhdon ta përkrah Kosovën në konsolidimin e shtetësisë së saj. Bashkëpunimi ynë bilateral është në rritje, veçanërisht në ekonomi, me theks të veçantë në fushën e minierave. I gëzohem mundësisë që Kosova dhe Kanadaja do të nënshkruajnë Marrëveshje për mbrojtje të investimeve në mes dy vendeve tona. Muajin e kaluar para nderi të dekoroj me Medaljen për kontributin për paqe e demokraci ish-Ministrin e jashtëm Aksuorthi dhe më vjen mirë të shoh në Komision edhe deputetet Vandenbeld e cila është dekoruar nga Qeveria e Kanadeze për kontributin për paqe.   Të nderuar deputetë, Më lejoni t’i them disa fjalë për të kaluarën e Kosovës, për të sotmen e veçanërisht për aspiratat tona për të ardhmen e Kosovës dhe rajonit të Evropës Juglindore. Në muajin shkurt do të shënojmë dhjetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Shpallja e pavarësisë ka ardhur pas një procesi të gjatë ndërkombëtar që kërkonte zgjidhje për statusin politik ndërkombëtar të Kosovës. Ky proces ndërkombëtar kishte filluar në vitet e 90-ta me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që dënonin dhunën dhe represionin e regjimit të Slobodan Milosheviqit. Ka vazhduar me Konferencën ndërkombëtare të Rambujesë, në pranverën e vitit 1999, në të cilën bashkësia ndërkombëtare kërkonte zgjidhje për Kosovën. Regjimi i Milosheviqit jo që nuk bashkëpunoi me bashkësinë ndërkombëtare por vazhdoi me fushatën e dhunës e represionit duke e eskaluar në përpjekje për gjenocid. Kjo e detyroi NATO-n që të intervenojë që të pengojë edhe një gjenocid tjetër në tokën e Evropës. Kjo solli deri te vendosja e Administratës Ndërkombëtare në Kosovë. Në vitin 2005, Kombet e Bashkuara kanë emëruar Presidentin Ahtisaari, laureat i Nobelit për paqe, që të kërkojë zgjidhje për statusin e Kosovës. Në një proces të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara e ku kanë marrë pjesë në mënyrë aktive veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE-ja dhe Rusia, Presidenti Ahtisaari rekomandoi që zgjidhja më e mirë për Kosovën është pavarësia. Në përputhje me rekomandimet e Ahtisaarit, në shkurt të vitit 2008, Kosova e shpalli pavarësinë. Sot mund të themi lirisht se asnjëherë nuk ka pasur shpallje të pavarësisë më multi-laterale e më të koordinuar ndërkombëtarisht se në rastin e Kosovë. Vulën e fundit pavarësisë së Kosovës ja dha Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë që në gusht të vitit 2010 e tha qartë se shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, pasi Serbia i qe drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë me pyetjen nëse Kosova kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare kur ka shpallur pavarësinë.   Të nderuar deputetë, Ku është Kosova sot? Pa bërë një dekadë si shtet, Kosova ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian, që është hapi i parë drejt ndërtimit të bashkëpunimit që në fund do të sjell anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kosova është pranuar në programin Korporatës për Sfidat e Mijëvjeçarit  të Kongresit Amerikan dhe ka filluar implementimin e projekteve të MCC-së. Që të dy këto suksese janë arritur vetëm pasi janë konfirmuar arritjet në reformat gjithëpërfshirëse në ekonomi, në sundim të ligjit dhe në ndërtim të institucioneve demokratike. Kosova është njohur nga 114 shtet dhe është anëtarësuar në shumë organizata rajonale e ndërkombëtare, si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar apo Komisioni i Venecias. Në përputhje me Pakon e Ahtisarit, kemi ndërtuar institucione qeverisëse gjithëpërfshirëse, në të cilat janë të përfaqësuara të gjitha komunitete që jetojnë në Kosovë. Në Parlamentin e Kosovës me 120 ulëse, 20 janë të rezervuara për komunitetet jo-shumicë, 10 për komunitetin serb e 10 të tjera për komunitetet tjera, për të garantuar përfaqësimin e tyre politik. Kemi instaluar praktika afirmative në shkollim, në punësim, në përdorim të gjuhëve në administratë apo edhe në mediat publike, për të garantuar arsimin, punësim dhe informim për të gjithë. Kemi instaluar komunikimin, dialogun si mjeti i vetëm për të gjetur zgjidhje për çdo çështje. Promovojmë dialogun në mes feve, që përfaqësohet më së miri me konferencën Inter-Faith që mbahet çdo vit dhe bën bashkë liderë fetarë, politikanë, studiues nga e tërë bota të cilët diskutojnë për dialogun në mes feve. Jemi krenar me tolerancën dhe bashkëjetesën në mes komuniteteve fetare që kemi në Kosovë. Kjo është vlerë që është shembull për rajonin dhe më gjerë. Kemi iniciuar themelimin e Komisionit për të Vërtetën e për Pajtim, si mjet për dialog të brendshëm në mes të komuniteteve etnike, për të mbyllur kapitullin e luftës dhe për të hapur kapitullin e paqes, dialogut, bashkëpunimit, bashkëjetesës në një shoqëri shumetnike, demokratike, gjithëpërfshirëse. Kemi konsoliduar shtetësinë e Kosovës brenda, duke shtrirë sovranitetin në tërë territorin e Kosovës, përshirë edhe pjesën veriore të Kosovës. Falë dialogut dhe masave afirmative, sot edhe kjo pjesë është e përfshirë në institucionet e Kosovës. Janë mbajtur

Presidenti Thaçi ka udhëtuar për në kryeqytetin kanadez, Otavë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas qëndrimit të tij në Halifax, ku mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë, ka udhëtuar sot për në kryeqytetin kanadez, në Otavë, ku do të zhvilloj një sërë takimesh me përfaqësues të Qeverisë dhe Parlamentit të Kanadasë.

Presidenti Thaçi falënderoi Ministrin kanadez të mbrojtjes për përkrahjen për Kosovën

Halifax, Kanada, 18 nëntor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga Ministri i FSK, Rrustem Berisha, kanë takuar sot Ministrin e Mbrojtjes së Kanadasë, Harjit Sajjan, i cili është edhe nikoqir i Konferencës Ndërkobmëtare të Sigurisë në Halifax, e me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin në mes Kosovës dhe Kanadasë në fushën e mbrotjes e sigurisë.

This site is registered on wpml.org as a development site.