DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi në Halifax thotë se Kosova është bërë eksportuese e sigurisë

Halifax, Kanada, 18 nëntor – Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, ka qenë ndër folësit në panelin e ditës së parë të Konferencës Ndërkombëtare të Sigurisë të Halifaxit e në të cilën u diskutua për të ardhmen e intervenimeve ndërkombëtare dhe të misioneve ndërkombëtare.

Duke treguar për përvojën e Kosovës, Presidenti Thaçi u shpreh se bota mund të mësojë shumë nga sukseset por edhe lëshimet e misioneve ndërkombëtare në Kosovë.

E para që duhet të mësohet është nevoja për të komunikuar me komunitetin vendor, u shpreh Presidenti Thaçi, duke shtuar se ndonëse qytetarët e Kosovës ishin të okupuar nuk do të thotë edhe se ishin të pa-emancipuar.

Presidenti Thaçi u shpreh se sot Kosova është kthyer nga një konsumuese e sigurisë në eksportuese të sigurisë.

Çelës ka qenë komunikimi me të gjithë, gjithë-përfshirja dhe afirmimi i vullnetit për paqe dhe pajtim, konkludoi Presidenti Thaçi.
 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.