Presidentja Osmani: Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të gatshme për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar gra lidere, me nikoqire Lartmadhërinë e Saj, Sheikha Latifa bint Mohammed bin Rashid Al Maktoum, Kryetare e Autoritetit të Kulturës dhe Arteve.   Presidentja Osmani ka shkruar:   Një pasdite në shoqërinë e grave lidere, me nikoqire Lartmadhërinë e Saj, Sheikha Latifa bint Mohammed bin Rashid Al Maktoum, Kryetare e Autoritetit të Kulturës dhe Arteve.   Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë më shumë sesa miqësi: kanë hapësirë për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi edhe në kulturë, krijimtari, art dhe inovacion.

Zotëria i Parë i Republikës së Kosovës pranon letër nga Zonja e Parë e Republikës së Austrisë, znj. Doris Schmidauer, dhe ish-Zotëria i Parë i Zvicrës, z. Morten Keller

Zotëria i Parë i Republikës së Kosovës, z. Prindon Sadriu, ka pranuar me kënaqësi një letër-përgjigje të dërguar nga Zonja e Parë e Republikës së Austrisë, znj. Doris Schmidauer, si dhe nga ish-Zotëria i Parë i Zvicrës, z. Morten Keller. Të dy homologët shprehën vlerësim të lartë për bashkëpunimin e afërt dhe të besueshëm ndërmjet shteteve të tyre respektive dhe Republikës së Kosovës. Duke iu referuar takimeve të shumta, ata theksuan gatishmërinë për të ruajtur dhe forcuar koordinimin e vazhdueshëm edhe në të ardhmen.

Presidentja Osmani takoi Presidentin e Etiopisë, Taye Atske Selassie

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e Etiopisë, Taye Atske Selassie, gjatë Samitit Botëror të Qeverisjes në Emiratet e Bashkuara Arabe. Presidentja Osmani ka shkruar: Me Presidentin e Etiopisë, Taye Atske Selassie, gjatë Samitit Botëror të Qeverisjes në Emiratet e Bashkuara Arabe. Potenciali i bashkëpunimit midis dy vendeve tona është i madh e në dobi të popujve tanë paqedashës, prandaj shpresojmë që ky bashkëpunim do të rritet e thellohet në të ardhmen e afërt.

Presidentja Osmani takoi Presidenten e Tanzanisë, Samia Suluhu dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Mahmoud Thabit Kombo

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, është takuar me Presidenten e Tanzanisë, Samia Suluhu dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Mahmoud Thabit Kombo.   Presidentja Osmani ka shkruar:   Me Presidenten e Tanzanisë, Samia Suluhu dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Mahmoud Thabit Kombo në Samitin Botëror të Qeverisjes.   Diskutim i hapur dhe miqësor, në vazhdën e marrëdhënieve të mira në mes të Kosovës dhe Tanzanisë.

Presidentja Osmani takoi Presidentin e Zvicrës, Guy Parmelin: Kosova mbetet thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Zvicrës ndër vite

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, është takuar me Presidentin e Zvicrës, Guy Parmelin. Presidentja Osmani ka shkruar: Takimet në Samitin Botëror të Qeverisjes i vazhduam me Presidentin e Zvicrës, Guy Parmelin, një mik i madh i popullit të Kosovës. Pas Davosit, vazhduam diskutimin për hapa konkret drejt thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, me mërgatën tonë si urë kyçe e këtij partneriteti. Kosova mbetet thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Zvicrës ndër vite.

Presidentja Osmani takoi Presidentin e Sierra Leones, Julius Maada Bio: Kosova mbetet e përkushtuar të ndërtojë partneritete të forta e të qëndrueshme me vende në mbarë botën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, është takuar me Presidentin e Sierra Leones, Julius Maada Bio.   Presidentja Osmani ka shkruar:     Në Emiratet e Bashkuara Arabe, në takim me Presidentin e Sierra Leones, Julius Maada Bio, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona, në përfitim të qytetarëve tanë dhe për adresimin e sfidave të përbashkëta. Kosova mbetet e përkushtuar të ndërtojë partneritete të forta e të qëndrueshme me vende në mbarë botën.

Zotëria i Parë i Republikës së Kosovës pranon letër nga Zonja e Parë e Republikës së Francës, znj. Brigitte Macron

Zotëria i Parë i Republikës së Kosovës, z. Prindon Sadriu, ka pranuar me kënaqësi një letër-përgjigje të dërguar nga Zonja e Parë e Republikës së Francës, znj. Brigitte Macron. Në letrën e saj, Zonja e Parë e Francës, znj. Brigitte Macron, ka shprehur vlerësimin dhe mbështetjen e saj për raportet tona ndër-shtetërore. “E prekur nga vemendja dhe kujdesi juaj, dëshiroj t’ju falënderoj sinqerisht. Ju shpreh mirënjohjen time për shprehjet tuaja të vlerësimit dhe të mbeshtetjes dhe ju siguroj për perkushtimin tonë të thellë ndaj forcimit të lidhjeve që bashkojnë Francën me Kosovën”, thuhet në letrën e saj. “Presidenti i Republikës së Francës i bashkohet urimeve të mia për t’ju dëshiruar një vit të mbarë 2026, për ju, familjen tuaj dhe të afërmit tuaj”, përfundon mesazhi i Zonjës së Parë franceze drejtuar homologut të saj nga Republika e Kosovës.  

This site is registered on wpml.org as a development site.