Presidentja Osmani: Më në fund u mor vendimi që të hiqen masat e padrejta të vendosura ndaj Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se takimet intensive gjatë Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel sollën rezultate konkrete për vendin tonë. Presidentja Osmani ka shkruar: Takimet intensive gjatë Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel sollën rezultate konkrete për vendin tonë. Më në fund u mor vendimi që të hiqen masat e padrejta të vendosura ndaj Kosovës. Falënderoj përzemërsisht liderët e Bashkimit Evropian, si dhe të gjithë partnerët tanë, për vlerësimin e angazhimit të palodhur të Kosovës.

Presidentja Osmani: Pas diskutimeve intensive në Bruksel, u mor vendimi që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në fund të Samitit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor dhe pas diskutimeve intensive është marrë vendimi që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës. Siç ka bërë të ditur Presidentja Osmani një pjesë e madhe hiqen sot, kurse pjesa tjetër në fund të janarit. Video e plotë e deklarimit:  

Presidentja Osmani takoi Përfaqësuesen e Lartë Kaja Kallas: Pas njoftimit për heqje të pjesshme të masave, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Bruksel është takuar me Përfaqësuesen e Lartë Kaja Kallas. Presidentja Osmani ka shkruar: Në Bruksel, e falënderova Përfaqësuesen e Lartë Kaja Kallas për mbështetjen e saj të vazhdueshme për integrimin evropian të Kosovës. Pas njoftimit për heqje të pjesshme të masave, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë, meqë të gjitha kushtet e vëna nga Bashkimi Evropian tanimë janë plotësuar. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me znj. Kallas dhe me të gjithë partnerët tanë deri në heqjen e plotë të këtyre masave.

Presidentja në takim me Presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian, Costa: Mirëpresim vendimin e BE-së për heqjen e pjesshme të masave, përderisa shpresojmë e punojmë që, sa më parë, ato të hiqen në tërësi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Bruksel është takuar me Presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian, António Costa. Presidentja Osmani ka shkruar: Në Bruksel u mirëprita nga Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, António Costa. Mirëpresim vendimin e BE-së për heqjen e pjesshme të masave, përderisa shpresojmë e punojmë që, sa më parë, ato të hiqen në tërësi. Republika e Kosovës ka dëshmuar konstruktivitet, bashkëpunim e përputhshmëri të plotë me politikën e jashtme e të sigurisë të Bashkimit Evropian. Në takim potencova se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara nga vetë BE, sado që ato ishin të padrejta, prandaj nuk ka asnjë arsye që të pengohet e shtyhet heqja e masave të tjera të mbetura. Në anën tjetër, shpresojmë që sa më parë, të kemi përkrahjen e të gjitha shteteve anëtare që edhe Kosova, bazuar në merita, të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Presidentja Osmani udhëton në Bruksel, përfaqëson Kosovën në Samitin e Liderëve BE-Ballkani Perëndimor

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor përkrah liderëve të vendeve anëtare të BE-së, si dhe atyre nga Ballkani Perëndimor. Në këtë Samit do të diskutohet partneriteti ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë në procesin e zgjerimit të BE-së dhe avancimin e perspektivës evropiane të rajonit. Përgjatë samitit, Presidentja do të ketë takime me liderë të institucioneve të BE-së dhe do të ketë mundësi të bisedojë me liderë të tjerë pjesëmarrës lidhur me çështje me interes të Kosovës. Heqja e masave ndaj Kosovës dhe ecja përpara në rrugën e integrimit do të zënë prioritet gjatë diskutimeve. Në agjendën e diskutimeve të Samitit përfshihen gjithashtu Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, forcimi i integrimit ekonomik me tregun e përbashkët të BE-së, si dhe çështje që lidhen me zhvillimin ekonomik, investimet dhe reformat. Po ashtu, liderët do të diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, përfshirë politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, përballjen me kërcënimet hibride dhe kibernetike, si dhe menaxhimin e migracionit dhe sfidat e përbashkëta rajonale dhe evropiane.

Presidentja: Vizita ime e katërt brenda një muaji në komunat e Kosovës, ishte në Mitrovicë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme ka vizituar komunën e Mitrovicës. Presidentja Osmani ka shkruar: Vizita ime e katërt brenda një muaji në komunat e Kosovës, ishte në Mitrovicë. Bashkë me Kryetarin Faton Peci, të cilin e urova për detyrën, kishim një ditë të mbushur me takime kuptimplota dhe energji pozitive. Në Kopshtin “Gëzimi ynë”, pamë nga afër kushtet dhe përkushtimin ndaj fëmijëve tanë, ndërkaq më pas takuam sportistët e klubeve Trepça, vajza dhe djem që me krenari e përfaqësojnë qytetin. Vizitën e përmbyllëm te biznesi “Maestro Food”, një shembull frymëzues me shumicën gra të punësuara, dëshmi e fuqisë së punës dhe përkushtimit në zhvillimin ekonomik.

Presidentja: Kosova mbetet e përkushtuar t’i forcojë marrëdhëniet me Selinë e Shenjtë dhe ta avancojë miqësinë tonë historike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë. Presidentja Osmani ka shkruar: Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë. Gjatë takimit i përcolla sërish urimet më të përzemërta për fillimin e misionit të tij, si dhe shpresën që pontifikati i tij të sjellë dritë, kurajë dhe mbështetje për njerëzit në nevojë anembanë botës. Përcolla poashtu ftesën e përzemërt për një vizitë të tij në Republikën e Kosovës, e cila do të pritej me shumë dashamirësi nga të gjithë qytetarët tanë. Biseduam për rolin e Kosovës, tokës sonë dardane, si vend që ka ndërtuar paqe dhe harmoni ndërfetare mbi përvojën e saj historike të qëndresës dhe sakrificës. Diskutuam gjithashtu për thellimin e bashkëpunimit në fusha që prekin drejtpërdrejt mirëqenien e qytetarëve tanë, me shpresën që Selia e Shenjtë do të marrë së shpejti vendimin e shumëpritur për njohjen formale të Republikës së Kosovës. Kosova mbetet e përkushtuar t’i forcojë marrëdhëniet me Selinë e Shenjtë dhe ta avancojë miqësinë tonë historike, duke u udhëhequr nga vlerat që na bashkojnë. Në frymën e festës së Krishtlindjes, ndamë dëshirat e përbashkëta për paqe e harmoni në gjithë botën.

This site is registered on wpml.org as a development site.