...

Presidentja Osmani takoi Kryeministrin e Lesotos, Sam Matekane: Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Lesoton

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të Samitit Botëror të Qeverisjes, është takuar me Kryeministrin e Lesotos, Sam Matekane.
 
Presidentja Osmani ka shkruar:
 
Në kuadër të Samitit Botëror të Qeverisjes, takova Kryeministrin e Lesotos, Sam Matekane.
Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Lesoton dhe me partnerë nga mbarë bota, në interes të ndërsjellë të qytetarëve tanë.

 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.