Nis raundi i dytë konsultimet publike për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin

Ekipi Përgatitor për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin ka nisur raundin e dytë të konsultimeve, me grupin e viktimave civile dhe familjarët e personave të pagjetur. Në këtë proces të konsultimeve, ekipi planifikon të përfshijë edhe grupe të tjera të qytetarëve, në mënyrë që shtrirja dhe përfshirja të jetë sa më e madhe, për të krijuar më pas një bazë ligjore bazuar në nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Intervistë e presidentit Thaçi për BBC-në në gjuhën serbe

Presidenti i Kosovës po i afrohet vitit të fundit të mandatit të tij si President dhe për BBC-në në gjuhën serbe flet për të gjitha gjërat që mund të ndryshohen gjatë këtij viti. Teoria politike thotë se çdo pushtet hapat e mëdhenj dhe vendimet e mëdha i merr në vitin e parë të mandatit, në mënyrë që mund t’i menaxhojë pasojat e saj deri në zgjedhjet e ardhshme. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për më pak se një muaj hyn ne vitin e fundit të mandatit pesëvjeçar, të shënuar me negociatat e papërfunduar mes Beogradit dhe Prishtinës. “Nëse diçka ka për të ndodhur në negociata me Serbinë, do të ndodh këtë vit. Nëse nuk ndodh gjatë këtij viti, kam frikë që do të humbim dekadat e tëra”, thotë Thaçi në intervistë për BBC-në në gjuhën serbe. Edhe pse pjesëmarrësit e tjerë në negociata thonë se nuk ka presione dhe nguti, Thaçi shpjegon se viti përfundimtar i mandatit të parë të presidentit amerikan Donald Trump është koha më e mirë për marrëveshje në Ballkan. “Nuk mendoj se mund ta fitojmë prape vëmendjen e presidentit Trump, të SHBA-së dhe ekipit të tij. Ky kthim i vëmendjes së SHBA-së drejt rajonit tonë është bekim nga zoti për Kosovën, por edhe për Serbinë – ne duhet ta shfrytëzojmë këtë.” Presidenti i Kosovës fuqishëm i mbështeti nënshkrimet e fundit të letrave të shprehjes së interesit për vendosjes e transportit ajror dhe hekurudhor mes Beogradit dhe Prishtinës, që janë pjesë e dakordimeve të arritura nën patronatin e të dërguarit të presidentit amerikan, Richard Grenell. Thaçi edhe vet ishte pjesë e negociatave në Bruksel me presidentin serb Aleksandër Vuçiqin, të cilat i ka udhëhequr legjislatura paraprake e Komisionit Evropian, e që deri tani nuk rezultuan me marrëveshje përfundimtare, por rezultuan me një varg marrëveshjesh, nga të cilat vetëm disa janë zbatuar. Nga “kurrë s’kemi qenë më afër” deri te “jemi shumë larg” Përvoja e Hashim Thaçit në negociata me Serbi matet me dekada. Pothuajse nuk ka pasur tavolinë të negociatave ku nuk ka qenë i pranishëm edhe ai, që nga viti 1999, kur si njëri nga liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte pjesë e delegacionit në Rambuje. “Kurrë s’kemi qenë më afër marrëveshjes sepse shumë procese të tjera janë përfunduar – Kosova është e lirë dhe e pavarur, kurse Serbia di për pavarësinë e Kosovës. Në të njëjtën kohë, jemi shumë larg – shumë do të varet nga liderët e të dy vendeve, a do të investojnë në të ardhmen apo do të mbesin peng i së kaluarës”. Thaçi së bashku me Ivica Daçiqin, kur të dytë ishin në funksionet e kryeministrave, e nënshkroi Marrëveshjen e Brukselit në vitin 2013. Me Aleksandër Vuçiqin ka biseduar në nivelin presidencial në negociata të cilat i ka udhëhequr ish Përfaqësuesja e Lartë evropiane Federika Mogerini, por këta dy u takonin edhe në forume të ndryshme ndërkombëtare edhe atëherë kur negociatat, zyrtarisht nuk kanë ekzistuar. “Nuk e kam relacion të veçantë dhe personal me presidentit Vuçiq – ne jemi presidentë të shteteve të pavarura, të zgjedhur në mënyrë legjitime, kurse unë i promovoj qëndrimet e vendit tim në çdo forum dhe para të të gjithë zyrtarëve, duke e përfshirë këtu edhe presidentin e Serbisë. Kemi pasur shumë dallime në të kaluarën, ato ekzistojnë edhe sot, por kjo nuk duhet të na pengojë që si dy presidentë të bisedojmë për të ardhmen”. Në të ardhmen, Thaçi konsideron se as Kosova, as Serbia, nuk mund të llogarisin në anëtarësim në Bashkim Evropian (BE) pa marrëveshje përfundimtare. “Nëse e humbim këtë mundësi, do të qajmë para dyerve të Brukselit, por kjo nuk do ta shqetësojë askënd e as nuk do t’i interesojë askujt”, përfundon ai. “Konfrontimi me Serbinë nuk ndihmon marrëdhëniet me SHBA-në dhe BE-në” Edhe pse të ardhmen e sheh në Bashkimin Evropian, Hashim Thaçi kohëve të fundit i kritikon ashpër diplomatët nga Brukseli dhe politikën e vet e ndërlidh me marrëdhëniet pozitive me Shtetet e Bashkuara. “Kjo sepse ata e meritojnë të kritikohen – madje i kemi kursyer nga kritikat, edhe pse jemi të vetëdijshëm që kritika nuk ka kurrfarë ndikimi. Megjithatë, duhet të jem i hapur me qytetarët e mi, sepse Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por Kosova ende, padrejtësisht mbetet e izoluar. Kosova ndjehet e tradhtuar dhe dënuar për shkak të mungesës së unitetit mes anëtarëve të BE-së”. Për shkak të të gjitha këtyre gjërave, Thaçi veçanërisht i përshëndet marrëveshjet që janë arritur nën patronatin e Richard Grenell. “Roli udhëheqës i SHBA-ve është i pazëvendësueshëm dhe kjo gjë është thënë qartë në dy letra të dërguara nga presidenti Trump, kurse ambasadori Grenell vetëm i ndjek udhëzimet që i ka marrë nga presidenti. Është esenciale që të ketë koordinim të plotë mes Uashingtonit dhe Brukselit, por është e qartë se Uashingtoni është duke i çuar gjërat përpara më mirë dhe më fuqishëm.” Mesazhin e Uashingtonit që Serbia duhet ta ndalojë fushatën për tërheqje e njohjeve të Kosovës, kurse Prishtina duhet ta tërheq taksen 100% ndaj produkteve nga Serbia, e sheh si iniciative të mirëseardhur. “Çdo sukses i Kosovës është meritë e institucioneve të Kosovës, por është edhe rezultat i bashkëpunimit me partnerët në SHBA dhe Evrope. Nuk mund të paramendoj që Kosova të përparojë pa bashkëpunim me partnerët tanë.” Ndaj paralajmërimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, që është i gatshëm të zëvendësojë tarifat e diskutueshme me “masa reciprociteti”, Thaçi, i cili as nuk e kritikoi shumë por as nuk e mbështeti fuqishëm vendimin e qeverisë së mëparshme të Ramush Haradinajt, thotë se Prishtina duhet të mendojë për shumë gjëra. “Nuk guxojmë të marrim vendime populiste – për të thënë se po e ndëshkojmë Serbinë, kurse në të vërtetë të largohemi nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja. Konfrontimi me Serbinë nuk ndihmon marrëdhëniet e Kosovës me Uashingtonin dhe Brukselin, kurse zgjidhja e vetme ku të gjithë përfitojnë është arritja e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.” Faktin që presidenti dhe kryeministri i porsazgjedhur janë shfaqur ndaras në Konferencën e Sigurisë në Munih, si dhe

This site is registered on wpml.org as a development site.