DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi pranoi kredencialet e ambasadorit jorezident të Guineas për Kosovën

Prishtinë, 20 shkurt 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot kredencialet e Ambasadorit të Republikës së Guineas, Diallo Mamadou Siradiou, ambasador jo-rezident për Kosovë.

Duke e uruar për punën e re, presidenti Thaçi është shprehur i gëzuar që Republika e Guineas për herë të parë ka emëruar ambasador për Republikën e Kosovës.“E mirëpres avancimin e marrëdhënieve tona bilaterale dhe mbështes çdo thellim të bashkëpunimit dhe të afirmimit të Kosovës në Guinea dhe në tërë rajonin tuaj”, u shpreh presidenti Thaçi.Ambasadori Siradiou ka përcjellë urimet e presidentit Alpha Condé të Republikës së Guineas dhe është shprehur i gëzuar për detyrën e re që ka marrë, duke shtuar se do të kërkojë mundësi për ta çuar përpara këtë bashkëpunim.Presidenti Thaçi e ka falënderuar për njohjen e Kosovës nga Republika e Guineas dhe për përkrahjen që kjo republikë i ka dhënë Kosovës në organizatat dhe forumet ndërkombëtare. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.