DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Nis raundi i dytë konsultimet publike për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin

Ekipi Përgatitor për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin ka nisur raundin e dytë të konsultimeve, me grupin e viktimave civile dhe familjarët e personave të pagjetur. Në këtë proces të konsultimeve, ekipi planifikon të përfshijë edhe grupe të tjera të qytetarëve, në mënyrë që shtrirja dhe përfshirja të jetë sa më e madhe, për të krijuar më pas një bazë ligjore bazuar në nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Në konsultimin e realizuar me përfaqësuesit e viktimave civile dhe të personave të pagjetur nga vende të ndryshme të Kosovës, familjarët shprehën opinionet dhe sugjerimet e tyre lidhur mbi Projekt Aktin Normativ, për iniciativën në përgjithësi por edhe brengat që çështja e personave të pagjetur të zgjidhet. Sipas tyre, Komisioni duhet të jetë gjithëpërfshirës e profesional dhe se element i rëndësishëm në të duhet të jetë paqja.Konsultimet publike janë të hapura për të gjitha grupet e synuara nga Ekipi Përgatitor dhe janë një mundësi e mirë për të ndikuar në drejtimin që duhet të ketë komisioni.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.