presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Kanadasë

Prishtinë, 18 shkurt – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të Kanadasë, jo-rezident për Kosovë, Alan Bowman.

Presidenti Thaçi duke i uruar sukses në punën e re ambasadorit Bowman, shprehi falënderimin e institucioneve të Kosovës për përkrahjen që i ka dhënë Kanada shtetit të Kosovës.“Kanada na ka përkrahur gjithmonë, veçanërisht në këto tri dekadat e fundit, duke pranuar refugjatë gjatë luftës dhe duke kontribuar në NATO, duke ndihmuar paqen dhe rindërtimin dhe duke na përkrahur tani në konsolidimin ndërkombëtar të shtetit”, ka thënë presidenti Thaçi.Ambasadori Bowman u shpreh se Kanadaja përkrah Kosovën dhe përpjekjet për paqe dhe stabiliteti si dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës dhe të tërë rajonit.Presidenti Thaçi konkludoi se Kanada është partner strategjik i Kosovës dhe kërkoi thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes dy vendeve.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.