U.d. Presidentja Osmani u takua me deputetët e Parlamentit Evropian që janë në Grupin e Miqësisë së Kosovës

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, dr.Vjosa Osmani u takua sot pasdite me deputetët e Parlamentit Evropian që janë në Grupin e Miqësisë për Kosovën: Rainer Wieland, zv. Presidenti i PE-së, Lukas Mandl, nga grupi EPP, Viola von Cramon- Taubade, raportuese për Kosovën në PE (grupi i të gjelbërve), Ilhan Kyuchyuk, nga Grupi Renew dhe Andrey Kovatchev, nënkryetar i EPP-së.

U. d presidentja Osmani apelon tek institucionet që të jenë në gatishmëri të plotë për t`iu përgjigjur nevojave të qytetarëve në përballje me situatën e krijuar nga reshjet e ditëve të fundit

U. d Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, ka reaguar pas situatës së krijuar si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit, me ç’rast janë shkaktuar vështirësi të jashtëzakonshme për shumë qytetarë në pjesë të ndryshme të vendit, të cilët po përballen me përmbytje, vërshime, vështirësi qarkullimi nëpër rrugë, dëme në shtëpi e prona private, si dhe defekte në rrjetin elektrik.

This site is registered on wpml.org as a development site.