Mbreti i Suedisë Carl Gustaf R, mbreti i Belgjikës, Philipe Roi des Belges, presidenti i Konfederatës zvicerane Guy Parmelin dhe presidenti kroat Zoran Milanoviq, urojnë u.d. Presidenten Osmani për ditën e pavarësisë

U.d. Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar telegrame urimi për 13-vjetorin e pavarësisë së Kosovës nga mbreti i Suedisë Carl Gustaf R, mbreti i Belgjikës, Philipe Roi des Belges, presidenti i Konfederatës zvicerane Guy Parmelin dhe presidenti kroat Zoran Milanoviq.
Mbretëresha Elizabeth II, presidenti Steinmeier, presidenti Macron dhe presidenti Mattarella urojnë u.d. Presidenten Osmani për ditën e pavarësisë

U.d. Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar telegrame urimi për 13-vjetorin e pavarësisë së Kosovës nga Mbretëresha Elizabeth II e Mbretërisë së Bashkuar, presidenti gjerman Frank- Walter Steinmeier, presidenti francez Emmanuel Macron dhe ai italian Sergio Mattarella.
Presidenti Biden i dërgon telegram urimi u.d. Presidentes Osmani për ditën e pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka dërguar një telegram urimi u.d. Presidentes Vjosa Osmani për 13- vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
U. d presidentja dr. Vjosa Osmani ngushëlloi Familjen Sadiku

U. d presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani i ka dërguar telegram ngushëllimi Familjes Sadiku, me rastin e vdekjes së gazetarit Bedri Sadiku.
U.d. Presidentja Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin Dinosha

U.d. Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim Ambasadorin e Malit të Zi në Republikën e Kosovës, z. Ferhat Dinosha, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.
U.d. Presidentja Vjosa Osmani përkujton 21-vjetorin e vrasjes së 10 civilëve shqiptarë në veri të Mitrovicës

Njëzetë e një vjet më parë, më 3 e 4 shkurt struktura paralele të dirigjuara nga shteti i Serbisë vranë në Mitrovicë 10 qytetarë shqiptarë, i plagosën 25, teksa i dëbuan nga shtëpitë e tyre 1564 familje.
U.d. Presidentja Vjosa Osmani zhvilloi bisedë telefonike me kryetarin e Kuvendit të Izraelit

U.d. Presidentja Vjosa Osmani, një ditë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izreaelit ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e Knessetit (Kuvendi i Izrealit), z.Yariv Levin.
U.d. Presidentja Osmani: Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Izraelit kanë qenë historikisht të fuqishme e të bazuara në solidaritet dhe miqësi

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës. Dr.Vjosa Osmani përshëndetë aktin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Izraelit, ceremoni kjo që pritet të mbahet sot. Marrëdhëniet ndërmjet dy popujve tanë kanë qenë historikisht të fuqishme e të bazuara në solidaritet dhe miqësi. Akti i lidhjes së marrëdhënieve diplomatike hapë rrugën për thellimin e bashkëpunimit dypalësh ndërinstitucional si dhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët.
U.d. Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger

U.d. Presidentja, Vjosa Osmani Sadriu priti sot në një takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger. Palët biseduan për zhvillimet e fundit në vend si në rrafshin e pandemisë e po ashtu edhe për zgjedhjet që do të mbahen së shpejti.
U.d. Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani nderon kujtimin për hebrenjtë në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit

U.d. Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, në shenjë nderimi për viktimat ka vendosur buqetë lulesh te pllaka përkujtimore për hebrenjtë, e cila ndodhet në oborrin e Qeverisë së Kosovës.