presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

U. d presidentja dr. Vjosa Osmani ngushëlloi Familjen Sadiku

U. d presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani i ka dërguar telegram ngushëllimi Familjes Sadiku, me rastin e vdekjes së gazetarit Bedri Sadiku.

U. d presidentja Osmani ka thënë  se  ikja e gazetarit Bedri Sadiku është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, farefisin dhe miqtë, por edhe për komunitetin e gazetarëve. 

Telegrami i plotë i u. d presidentes Osmani për familjen Sadiku:

E nderuar Familje Sadiku,  

Ikja e gazetarit Bedri Sadiku është një humbje e madhe jo vetëm për ju, farefisin dhe miqtë, por edhe për komunitetin e gazetarëve. 
Me punën e tij, ai tejkaloi dimensionin e të qenit vetëm gazetar.
Ai ishte njeri i mirë dhe profesionist që la pas trashëgiminë e njeriut të angazhuar për të vërtetën!
Familjes, ngushëllime. Bedri Sadiku u prehtë në paqe!
I përhershëm qoftë kujtimi për të! 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.