U.d. Presidentja takon Ambasadorin e Turqisë

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Cagri Sakar. U.d. Presidentja Osmani dhe Ambasadori Sakar diskutuan për raportet bilaterale mes dy shteteve, duke potencuar bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe raportet e mira mes shteteve.
U.d. Presidentja Osmani priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Nicholas Abott

U.d. Presidentja Vjosa Osmani Sadriu priti sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar , z. Nicholas Abott. Në takim, Ambasadori Abott e uroi u.d. Presidenten Osmani për rezultatin e zgjedhjeve si dhe për mbarëvajtjen e procesit.
U.d. Presidentja Osmani priti në takim Ambasadoren e Francës, znj. Marie-Christine BUTEL

U.d. Presidentja Vjosa Osmani Sadriu priti sot në takim Ambasadoren e Francës në Kosovë, znj. Marie-Christine BUTEL. Me këtë rast, Ambasadorja e Francës e uroi u.d. Presidenten Osmani për fitoren në zgjedhjet parlamentare duke theksuar që mbi të gjitha kjo është një fitore për qytetarët e Kosovës.
U.d. Presidentja Osmani priti në takim Koordinatoren për Zhvillim të OKB-së, znj. Ulrika Richardson

U.d. Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim znj. Ulrika Richardson, Koordinatore për Zhvillim të OKB-së. Me këtë rast, znj. Richardson i përcolli urime u.d. Presidentes Osmani për rezultatin në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit si dhe e uroi atë dhe popullin e Republikës së Kosovës për një proces të qetë e demokratik zgjedhor.
U.d. Presidentja Osmani dekoroi me Medaljen Presidenciale të Meritave regjisoren Blerta Basholli

Pas suksesit të trefishtë të arritur në festivalin ndërkombëtar të filmit “Sundance Film Festival”, për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u.d. Presidentja Vjosa Osmani e dekoroi me Medaljen Presidenciale të Meritave regjisoren znj. Blerta Basholli.
U.d. Presidentja Osmani i ka ndarë dekoratën Medalje Presidenciale Ushtarake Njësitit të Kërkim Shpëtimit të FSK-së

Sot u mbajt ceremonia e ndarjes se Medaljes Presidenciale Ushtarake për Njësitin e Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
U.d. Presidentja Osmani priti në takim Ambasadorin Italian, Nicola Orlando

U.d. Presidentja Vjosa Osmani Sadriu priti sot në takim Ambasadorin Italian, z. Nicola Orlando.
U.d. Presidentja Osmani priti në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Tomas Szunyog

U.d. Presidentja Vjosa Osmani Sadriu priti në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Tomas Szunyog.
U.d. Presidentja Osmani priti në takim Ambasadorin Gjerman, Jorn Rohde

U.d. Presidentja Vjosa Osmani Sadriu priti në takim Ambasadorin Gjerman, Jorn Rohde.
U.d. Presidentja ndanë Medalje Presidenciale për nder të 13- vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani – Sadriu, për nder të 13 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka ndarë sot dy medalje presidenciale. Medalja Presidenciale Ushtarake është ndarë për Njësitin e Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për kontributin e tyre në fushën e mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj. Ky Njësit, për vite me radhë është shquar me punën e tij në misione të ndryshme të kërkim-shpëtimit, brenda dhe jashtë vendit.