presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

U.d. Presidentja Osmani priti në takim Ambasadorin Italian, Nicola Orlando

U.d. Presidentja Vjosa Osmani Sadriu priti sot në takim Ambasadorin Italian, z. Nicola Orlando.

Me këtë rast, Ambasadori Orlando e uroi u.d. Presidenten Osmani për përvjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës, si dhe për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Palët theksuan rëndësinë e konstituimit sa më të shpejt të institucioneve të reja në vend, të cilat duhen të reflektojnë vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në takim u theksua edhe rëndësia e numërimit të secilës votë, duke iu referuar në veçanti procesit të numërimit të votave të mërgatës.

Duke folur për faktin që qytetarët e Kosovës kanë votuar qartazi për ndryshim, Osmani theksoi rëndësinë që ka edhe prezantimi i një mendësie të qeverisjes dhe orientimi programor që në fokus e ka investimin në kapitalin njerëzor.  

Në takim u fol edhe për dialogun dhe për rëndësinë e vazhdimit të këtij procesi duke siguruar një bashkërendim dhe koordinim në mes të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.