presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

U. d presidentja Osmani kujton Enver Malokun

U. d Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, ka kujtuar Enver Malokun në 22 vjetorin e vrasjes.

Zonja Osmani ka thënë se vrasja e njeriut që drejtoi Qendrën për Informim të Kosovës, është edhe goditje ndaj së vërtetës. E vërteta e vrasjes së Enver Maloku nuk duhet të rrijë peng. Ajo duhet zbardhur sot pa asnjë kusht dhe pa ndikim të asnjë rrethane në mënyrë që shoqëria kosovare të frymojë lirshëm dhe të mos mbetet peng e të kaluarës!

Në vijim postimi i plotë i u. d presidentes Osmani:

Sot u bënë 22 vjet nga vrasja e Enver Malokut, një aktivisti të përkushtuar dhe një ikone të fjalës së lirë.

Më shumë se dy dekada pas vrasjes, asnjë adresë për kryesit e veprës, teksa çdo vit përsëritet mesazhi i njëjtë që një ditë ky rast sikurse edhe  shumë të tjerë ta marrin epilogun e pritur prej vjetësh duke sjell para drejtësisë autorët.

Padyshim se duhet ripërsëritur që ata që ngrenë dorë ndaj Enver Malokut duhet patjetër të vihen para drejtësisë. Siç duhet bërë edhe për shumë aktivistë të tjerë politik, të cilët u privuan nga jeta ngaqë menduan ndryshe.

Vrasja e njeriut që drejtoi Qendrën për Informim të Kosovës, është edhe goditje ndaj së vërtetës. E vërteta e vrasjes së Enver Maloku nuk duhet të rrijë peng. Ajo duhet zbardhur sot pas asnjë kusht dhe pa ndikim të asnjë rrethane në mënyrë që shoqëria kosovare të frymojë lirshëm dhe të mos mbetet peng e të kaluarës!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Enver Malokun! 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.