Presidentja Osmani priti në takim deputeten Vasfije Krasniqi dhe përfaqësueset e organizatave që avokojnë për drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim deputeten Vasfije Krasniqi dhe përfaqësueset e organizatave që avokojnë për drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë. Ajo ka falënderuar aktivistet për kontributin e jashtëzakonshëm në ngritjen e vetëdijes, sfidat që përjetojnë të mbijetuarat e dhunës seksuale, njohjen e dhimbjes së tyre, si dhe dëshmitë historike të përjetimeve të personave që janë të mbijetuar të dhunës seksuale në vendin tonë. 14 prilli i vitit 1999 është data në të cilën Vasfije Krasniqi, sot deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, u rrëmbye atëkohë me forcë nga shtëpia e saj dhe u dhunua në mënyrë barbare nga forcat serbe. Presidentja Osmani e përgëzoi deputeten Krasniqi për guximin dhe vendosmërinë e saj për ta shndërruar dhimbjen në forcë, duke u bërë kështu zëri i mbi 20000 personave të mbijetuar të dhunës seksuale nga lufta e fundit. Në këtë takim, Presidentja Osmani u zotua se nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, data 14 prill do të shënohet si Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Po ashtu, zonja Osmani premtoi se në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës do të angazhohet për t`i ndërmarrë hapat e nevojshëm institucional për ta caktuar 14 prillin, ditë të shënuar me ligj.
Presidentja e re e Kosovës thotë se Serbia duhet të përgjigjet për “gjenocid”

Vjosa Osmani thotë se bisedimet e ndërmjetësuara nga BE i ofrojnë Beogradit shansin për të kërkuar falje
Presidentja Osmani takoi Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot priti në takim koordinues për çështje të mbrojtjes Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe Komandantin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama.
KONKURS ZA IZBOR KANDIDATA ZA GENERALNOG REVIZORA
Konkursi për Auditor të Përgjithshëm
Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin e Çekisë në Kosovës, Pavel Bílek

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e Çekisë në Kosovës, Pavel Bílek, i cili e përgëzoi për detyrën.
Presidentja Osmani pranon urime nga Presidenti Maltës dhe ai i Ishujve Marshall

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar urime nga homologu i saj ng malta, George Vella dhe ai i Ishujve Marshall, David Kabua.
Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarin me punë të Japonisë në Kosovë, z. Ogasawara Mitsunori

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim të ngarkuarin me punë të Japonisë në Kosovës, z. Ogasawara Mitsunori.
Presidentja Osmani priti në takim ish-Presidentët Sejdiu, Jahjaga dhe Pacolli

Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani – Sadriu, sot ka pritur në takim ish-Presidentët: Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga dhe Behgjet Pacolli.
Presidentja Osmani pranoi urime nga presidenti i Austrisë, Hungarisë, Finlandës dhe Sllovenisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar urime nga homologët e saj nga Austria, Hungaria, Finlanda dhe Sllovenia.