DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarin me punë të Japonisë në Kosovë, z. Ogasawara Mitsunori

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim të ngarkuarin me punë të Japonisë në Kosovës, z. Ogasawara Mitsunori.

Ai e ka përgëzuar Presidenten Osmani për detyrën dhe gjithashtu ia përcolli letrën e  urimit edhe të kryeministrit japonez Yoshihide Suga.

Të dy palët kanë shfaqur gatishmërinë që marrëdhëniet e mira ndërmjet të të dy shteteve të vazhdojnë të thellohen edhe më tej.

Presidentja Osmani ka falënderuar të ngarkuarin me punës Mitsunori për mbështetjen e Japonisë ndaj Kosovës ndër vite, sidomos në fushën e shëndetësisë dhe mjedisit.

Zonja Osmani potencoi angazhimin e institucioneve kosovare për sigurimin e vaksinave për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe në këtë kontekst, kërkoi edhe ndihmën e shtetit japonez.

Presidentja Osmani u shprehë e lumtur qe ekipi i Kosovës do të marrë pjesë me sportistë të spikatur në Lojërat Olimpike të Tokios. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.