presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani pranon urime nga Presidenti Maltës dhe ai i Ishujve Marshall

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar urime nga homologu i saj ng malta, George Vella dhe ai i Ishujve Marshall, David Kabua.

Presidenti Vella ka uruar zonjës Osmani për detyrën dhe ndër të tjera ka theksuar se marrëdhëniet e mira ndërmjet të dy shteteve do të ngritën në nivel bilateral dhe në forumet multilaterale. Ai gjithashtu ka theksuar se shteti i tij do të qëndrojë përkrah Kosovës në rrugën e saj evropiane.

Kurse Presidenti i Ishujve Marshall, David Kabua e ka cilësuar historike zgjedhjen e Presidentes Osmani në krye të shtetit. Më tej, në telegramin e tij, z.Kabua ka shfaqur besimin se marrëdhëniet ndërmjet të të dy shteteve do të intensifikohen dhe do të fuqizohen nën udhëheqjen e Presidentes Osmani. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.