Presidentja Osmani priti në takim Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor

Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani sot ka pritur në takim Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor. Ata fillimisht kanë zhvilluar një takim ku kanë diskutuar për çështje të interesit të përbashkët për ta përfunduar me një konferencë të përbashkët për media.

Presidentja Osmani ka emëruar tetë anëtarë të KQZ-së

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani sot, në pajtim me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, ka emëruar tetë anëtarë të KQZ-së. Këto emërime janë bërë konform propozimeve nga subjektet politike dhe ashtu siç parashihet me legjislacionin në fuqi. Për emërimin e dy anëtarëve të tjerë ekziston një paqartësi e dispozitave kushtetuese, ku si rrjedhojë Presidentja i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për interpretimin e Nenit 139, paragrafi 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës duke u bazuar në nenin 84 si dhe nenin 113 të Kushtetutës.

This site is registered on wpml.org as a development site.