Fjalimi i Presidentes Osmani në Samitin Brdo-Brijuni (përkthim jozyrtar)

Të nderuar Presidentë Pahor dhe Milanoviq, Të nderuar Shkëlqesi, Dua të filloj duke falënderuar mikpritësit tanë të sotëm për lehtësimin e këtij takimi të presidentëve në rajon në një kohë kaq të paprecedentë, jo vetëm për Ballkanin Perëndimor por për mbarë botën. Por sidoqoftë, kohët si këto tregojnë nevojën absolute për bashkëpunim midis nesh, si fqinjë, në baza të barabarta dhe nevojën për reflektim dhe ndershmëri mbi mënyrën se si ne kolektivisht ecim përpara. Të dashur kolegë, Ky eveniment shënon 10 vjetorin e procesit Brdo-Brijuni. Sot duhet t'i kujtojmë vetes pse e filluam këtë dhe ta përdorim si motiv për të hequr barrierat dhe pengesat dypalëshe të cilat na kanë ngadalësuar gjatë rrugës. Ne duhet të reflektojmë për atë që është arritur, dhe në të vërtetë atë që nuk është arritur, dhe ç’është më e rëndësishmja, se si mund ta kompensojmë këtë mosarritje. Ky moment i rëndësishëm është një përkujtues i nevojës urgjente për një bashkëpunim më të madh rajonal me qëllim përfundimtar integrimit në Bashkimin Evropian. Me një perspektivë të qartë të BE për të gjithë, dhe angazhime të definuara mirë për bashkëpunim më të ngushtë, ne e vendosim veten në një pozitë shumë më të mirë për të mishëruar dhe implementuar vlerat themelore të Bashkimit Evropian: respektimin e dinjitetit njerëzor dhe të drejtave të njeriut, lirinë, demokracinë, barazinë dhe sundimin e ligjit. Republika e Kosovës është e përkushtuar për avancimin e vlerave të BE-së dhe bashkëpunimin rajonal ekonomik dhe politik në frymën e vërtetë të Procesit Brdo Brijuni. Për më shumë se një vit rajoni ynë dhe e gjithë bota janë përballur me pandeminë vdekjeprurëse COVID-19. Ne kemi qenë dëshmitarë të ndryshimeve të rëndësishme në komunitetet tona, të tilla si fëmijët që kalojnë me shpejtësi në mësimin në distancë, shumë punonjës që punojnë nga shtëpia dhe firma të shumta që miratojnë modele dixhitale të biznesit për të ruajtur veprimtarinë dhe për të ruajtur rrjedhën e të ardhurave. Pandemia ka paraqitur sfida serioze për politikë bërësit në të gjitha vendet tona, por gjithashtu ka ofruar një mundësi për nxënien e mësimeve të vlefshme. Ekziston një pritje e qartë nga qytetarët që ekonomitë tona përkatëse duhet të arrijnë një shpërndarje më efikase dhe më të drejtë të burimeve me qëllim të rritjes së produktivitetit, rritjes ekonomike dhe punësimit. Kjo kërkon ndryshim të përqendruar në inovacion dhe sipërmarrje. Gjatë gjithë kësaj periudhe, ne gjithashtu kemi kuptuar që vetëm përmes veprimit të koordinuar, solidaritetit dhe multilateralizmit të institucionalizuar mund të kemi një shans për të ruajtur demokracitë tona dhe për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve tanë. Dhe përderisa ne vazhdojmë të luftojmë me sfidat e paraqitura nga pandemia dhe të përqendrohemi në rimëkëmbjen ekonomike, ne kemi nevojë për veprim të guximshëm dhe udhëheqje që plotësojnë nevojat e qytetarëve tanë dhe të shoqërisë sonë kolektive, në shekullin e 21-të. Ne kemi një momentum për ndryshim të mirëfilltë dhe këtë duhet ta përdorim me mençuri. Kur të gjithë të shkojmë në shtëpi pas samiteve globale dhe takimeve si ky sot, unë besoj se pritja nga qytetarët tanë është që të kthehemi me qëllime dhe ambicie të arritshme, jo vetëm përshëndetje për hir të kamerave. Ne duhet të punojmë shumë për të përqafuar dhe zbatuar modelet e bashkëpunimit rajonal të bazuara në rregullat e BE-së, të cilat promovojnë marrëdhënie të zgjeruara tregtare dhe adresimin e mangësive në lidhje me sundimin e ligjit dhe papunësinë, dhe të punojmë për të intensifikuar shkëmbimet kulturore, arsimore dhe sportive, për të zhvilluar infrastrukturë më të mirë, si dhe, të shohim se si ne përdorim teknologjinë dhe dixhitalizimin për të rritur mirëqenien e përgjithshme. Dhe, përderisa e bëjmë këtë, ne duhet të qëndrojmë të përqendruar në ndjekjen e udhërrëfyesit të vendosur nga Marrëveshja e Gjelbër Evropiane dhe së bashku të biem dakord për t'i kthyer sfidat mjedisore dhe klimatike në mundësi në të gjitha fushat e politikave. Me shkallën dhe ritmin e ndryshimit të kërkuar, ne do të kemi nevojë për mbështetjen e Bashkimit Evropian për të siguruar shpërndarje të barabartë midis vendeve tona. Te dashur kolege, Pyetja për rajonin tonë nuk duhet të jetë “Nëse Bashkimi Evropian?” Pyetja duhet të jetë “Kur?” Sa më shpejt të përfundojë procesi i zgjerimit, aq më shpejt do të jetë i përfunduar vetë projekti i Bashkimit Evropian. Përfshirja e Republikës së Kosovës dhe atyre vendeve të Ballkanin Perëndimor që kryejnë reformat e nevojshme është thelbësore për suksesin e Bashkimit. Ne jemi të vetëdijshëm për sfidat me të cilat përballet Bashkimi, ato janë të shumëfishta. Ne jemi gjithashtu të vetëdijshëm për rezistencën e disa Shteteve Anëtare ndaj idesë së anëtarësimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Por duhet t'u bëhet e qartë të gjithëve që vënë në dyshim anëtarësimin e rajonit se rezistenca e tyre do të kontribuojë vetëm në një gjë – dhe kjo është se do të nxisë paqëndrueshmërinë dhe do të krijojë mundësi për aktorët malinj të ushtrojnë ndikim në rajonin tonë, gjë që nga ana tjetër mund të destabilizojë tërë kontinentin. Anasjelltas, anëtarësia jonë është garantuese për stabilitetin, paqen e qëndrueshme dhe mirëqenien e shtuar përbrenda kufijve të Evropës. Por ndërsa secila nga vendet tona vazhdon të bëjë pjesën e vet të punës, Bashkimi Evropian duhet të duhet ta kryej detyrimin e vet. Dhe në rastin e Republikës së Kosovës, ajo ende nuk e ka mbajtur premtimin e saj të vonuar për t'u dhënë qytetarëve tanë liberalizimin e vizave. Ndërsa e ka përmbushur këtë premtim për shumë vende, përfshirë edhe ato në Lindjen e Largët dhe Amerikën Latine, këtë nuk e ka bërë për ne. Qytetarët e Republikës së Kosovës mbeten të izoluar dhe peng i shqyrtimeve (konsideratave) të brendshme politike të disa shteteve anëtare. Republika jonë është vendi më pro-BE në rajon, dhe institucionet tona kanë përmbushur dyfishin e kritereve në lidhje me liberalizimin e vizave krahasuar me të gjitha vendet e tjera në rajon, dhe është shtëpia e vetëm 1.8 milion qytetarëve. Është thelbësore që ‘Perspektiva jonë Evropiane’ të mos mbetet vetëm një frazë e zbrazët. Ne i kemi përmbushur detyrat tona, kështu që
Presidentja Osmani takoi homologun malazez, Milo Gjukanoviq

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në vazhdën e takimeve në kuadër të Samitit të presidentëve të shteteve të rajonit Brdo-Brijuni, ka zhvilluar një takim me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Presidentja Osmani në Samitin Brdo-Brijun: Krimet e kryera nga regjimi i Millosheviqit janë krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid

Në fjalën e saj në Samitin e presidentëve të rajonit në Brdo-Brijun, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke folur për perspektivën e BE-së dhe marrëdhënieve fqinjësore në rajon, ka theksuar se nuk mund të kalohet në kapitujt vijues përpara se të lexohen dhe kuptohen plotësisht kapitujt e mëparshëm. Presidentja Osmani ka theksuar se është e nevojshme pranimi i së vërtetës për atë që ka ndodhur në rajon.
Presidentja Osmani takoi Presidentin kroat, Zoran Milanoviq

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani na kuadër të Samitit të presidentëve të rajonit Brdo-Brijun në Slloveni, ka takuar sot homologun kroat Zoran Milanoviq.
Presidentja: Duhet të krijojmë siguri maksimale për vajzat e djemtë tanë kudo që ndodhen ata: në rrugë apo në shkollë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas ngacmimit seksual të vajzës së mitur nga disa fëmijë poashtu të mitur.
Presidentja Osmani merr pjesë në Samitin e presidentëve të rajonit Brdo- Brijun në Slloveni

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në takimin e 10-të të procesit Brdo-Brijuni me pjesëmarrjen e Presidentëve të shteteve të rajonit duke përfshirë presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, të cilët janë nikoqirë të takimit.
Presidentja Osmani: Përpjekja këmbëngulëse për zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit nuk duhet të pushojë asnjë ditë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar atdhetarin Ukshin Hoti, i cili prej 22 vitesh vazhdon të mbetet në listat e të pagjeturve.
Presidentja: Drejtësia është parakusht për paqe të qëndrueshme në këtë rajon

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar Masakrën në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan.
Konferencë e përbashkët e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor