Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar Masakrën në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan.
E para e vendit ka thënë se synimi i forcave serbe ishte spastrimi etnik i kësaj pjese.
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
Sot është 22-vjetori i Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan. Në mëngjesin e 14 majit të vitit 1999, në një sulm të planifikuar forcat policore e ushtarake serbe, mizorinë e tyre e shfaqën ndaj civilëve shqiptarë, duke vrarë 44 persona në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan.
Synimi i forcave serbe ishte spastrimi etnik i kësaj pjese.
Një proces gjyqësor ndaj të akuzuarve i nisur një dekadë më parë në Beograd ende nuk ka epilog.
Drejtësia është parakusht për paqe të qëndrueshme në këtë rajon. Autorët e krimit monstruoz duhet të marrin dënimin e merituar, viktimat të pushojnë në paqe, e familjarët të ndjejnë lehtësi!