presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Iftari është një darkë përbashkuese në të cilën ka vend për të gjithë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu së bashku me bashkëshortin e saj Prindon Sadriu, dhe me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe Kryeministrin Albin Kurti pritën në iftar krerët e Bashkësisë Islame.

Presidentja Osmani me këtë rast i ka përgëzuar të devotshmit që përgjatë këtyre ditëve patën kurajë ta dëshmojnë sakrificën dhe solidaritetin e tyre, dy vlera njerëzore që na shquajnë ndër breza.

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:

Iftari është një darkë përbashkuese, në të cilën ka vend për të gjithë. Sonte bashkë me Prindonin, si dhe me krerët e institucioneve, Kryetarin Konjufca dhe Kryeministrin Kurti, pritëm në iftar krerët e Bashkësisë Islame me besimin e fuqishëm se feja në kontekstin tonë është harmoni, bashkëjetesë, solidaritet, besim dhe vullnet për të mirë. 

I përgëzojmë të devotshmit që përgjatë këtyre ditëve patën kurajë ta dëshmojnë sakrificën dhe solidaritetin e tyre, dy vlera njerëzore që na shquajnë ndër breza. Nesër do të përmbyllet cikli i agjërimit, teksa një ditë më pas do ta urojmë njëri-tjetrin në kremten e Bajramit, me dëshirat më të mira për fat e mbarësi!

Me shpresën që Zoti të pranojë lutjet e të gjithë atyre që agjëruan në këtë muaj të shenjtë, uroj që ndjenja e solidaritetit me të gjithë qytetarët tanë të mbizotërojë përgjatë gjithë vitit.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.