Fjalimi i Presidentes Osmani para pjesëtarëve të FSK-së të cilët ishin pjesë e ushtrimit “DEFENDER – Europe 21”

Zotëri Kryeministër, Zëvendëskryeministre, Ministër i Mbrojtjes, Gjeneral i Forcës së Sigurisë , Të nderuar përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe të ushtrisë Amerikane, Përfaqësues të korit diplomatik, Të gjithë ju të pranishëm, por mbi të gjitha Të nderuar oficerë, nënoficerë dhe ushtarë të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës! Të nderuar aleatë që gjithnjë qëndruat pranë nesh! Në këtë ditë të veçantë për secilin ushtar të forcës sonë, kam nderin që në cilësinë e komandantes supreme të Forcave tona, t’ju shpreh mirënjohjen time e të popullit të Kosovës për shërbimin tuaj të jashtëzakonshëm ndaj atdheut tonë . Po kështu, dua t’jua shpreh edhe gëzimin e pamasë që po e shoh sot të jetësuar ëndrrën e secilit ushtarak, secilit qytetar të Republikës së Kosovës, të cilët kanë pritur për dhjetëvjetësha të tërë që ta shohin një ditë ushtrinë e vendit të tyre përkrah aleatëve tanë strategjikë, madje duke ndërvepruar me ta e duke e marrë vlerësimin e tyre. Sot, duke demonstruar profesionalizmin tuaj së bashku me ushtritë aleate, së bashku në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikë s, ju po e bëni krenar secilin nga ta. Por, në këtë ditë të veçantë, duam të shprehim falënderimin tonë edhe ndaj ushtrive të vendeve mike, mbi të gjitha ushtrisë amerikane, e cila po kujdeset çdo ditë që forcat tona të armatosura të zhvillohen më tej profesionalisht dhe të transformohen në forcë ushtarake profesionale dhe ndërvepruese me forcat e NATO-s, për ta garantuar paqen e gjithëbotshme. Ne duam, prandaj, që ta themi kumbueshëm, sot sikur edhe dje, se përtej lumturisë që na e sjell demonstrimi i përbashkët ushtarak, gatishmëria për ta thelluar partneritetin strategjik me aleatët tanë perëndimorë është e paluhatshme. Të dashur oficerë të forcave tona të armatosura! Të dashur ushtarak! 22 vjet më parë gra e burra dinjitarë të Kosovës, të udhëhequr nga ideali për lirinë, u rreshtuan nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë ës dhe e dëshmuan këmbënguljen tonë për ta fituar lirinë. Ata u përballën me egërsinë e një regjimi, edhe kur nuk kishin burime të mjaftueshme siç kemi tani. Por, ata e patën guximin dhe vendosmërinë për të qëndruar fort në kauzën e lirisë. Mbi të gjitha, ata patën fatin të vepronin nën flamurin e një aleance të fuqishme me perëndimin, të krijuar ndër vite, me urti e durim. Në atë kohë, sikur sot, ne e kemi ditur se duke i mbrojtur shtëpitë tona, duke luftuar për lirinë tonë, ne i kemi mbrojtur vlerat e lirisë universale dhe kemi dhënë kontribut për mbrojtjen e tyre. Sot, 22 vjet më pas, ne bijat e bijtë e tyre, të veshur me idealin e sigurimit të paqes e të stabilitetit për veten e për të tjerët, i kemi lidhur qëllimet tona me përkushtimin e partnerit tonë strategjik, me SHBA-të , për ta siguruar lirinë dhe për ta garantuar atë. Si vend e si komb, ne kemi pasur qëllim dhe mision të vetëm mbrojtjen e atdheut tonë, të lirisë sonë, por edhe respektimin e lirive të të tjerëve. Ushtria jonë është rritur e zhvilluar mbi këtë vizion për ushtri moderne, të cilin ju po e jetësoni çdo ditë me profesionalizmin tuaj. Ngritja e kapaciteteve, standardizimi dhe modernizimi i ushtrisë, si pjesë planit gjithëpërfshirës të tranzicionit, sot po e merr vulën e përkrahjes nga partnerët tanë strategjikë. Prandaj, jam e lumtur të shoh se si ajo po shndërrohet jo vetëm në ushtri moderne, por edhe në partner të besueshëm të aleatëve tanë, synimet e të cilëve përkojnë me qëllimet tona strategjike. Të dashur ushtarë! Forcat e Sigurisë së Kosovës është sinonim i shtetësisë sonë, i mbrojtjes së sovranitetit dhe paprekshmërisë së territorit të Republikës së Kosovë s. Forca jonë është burim nga i cili rrjedh fuqia jonë kohezive për të qëndruar fort përkrah popujve liridashës, të përkushtuar për ta krijuar e ruajtur paqen, stabilitetin dhe sigurinë, në partneritet të ngushtë me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e tjera perëndimore, anëtare të aleancës së popujve të lirë. Sot, kur ju po e demonstroni këtë aleancë nëpërmjet ndëveprimit ushtarak, ju po ashtu po e vulosni njëkohësisht edhe fatin tonë të përbashkët në shërbim të paqes e shpirtin tonë liridashës e të vendosur. Ndërkohë që pjesëtarë tuaj,, si pjesë e po kësaj aleance, sot janë pjesë e misioneve paqeruajtëse në vatra krizash. Në fund, më lejoni t’ju drejtohem si një bijë e këtij vendi: për shërbimin tuaj sot ju do të mbaheni në mend nesër e përgjithmonë . Prandaj, ndiejeni veten krenarë për atë që keni bërë për vendin, sepse vendi do të mund të frymojë lirshëm duke jetuar me vlerën e veprës suaj, ashtu sikur ju jetoni me vlerën e veprës së etërve tuaj e të etërve të etërve tuaj. Ruajini miqësitë me botën e lirë e thellojini përditë ato, sepse kjo është ndjenja që buron nga dëlirësia e shpirtit tonë të përbashkët. Flitjuni bijve e bijave tuaja për aleancën me miqtë tanë dhe tregojuni miqve për bijtë e bijat tuaja, aleatët e tyre të nesërm. Kultivojini miqësitë në shërbim të paqes e të lirisë dhe bëjeni paqen të besueshme për të gjithë! Zoti ju bekoftë! Zoti i bekoftë forcat tona të armatosura! Zoti e bekoftë Republikën tone dhe aleatët tonë ! Nderime atdheut!
Presidentja: Me suksesin e jashtëzakonshëm të ushtarakëve të FSK-së u konfirmua sot se themelet e Kosovës qëndrojnë të forta dhe nuk ka kush se i lëkund ato

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, sot kanë vizituar ushtarët të cilët kanë marr pjesë në Ushtrimin “DEFENDER – Europe 21”, i cili u mbajt në kampin në Babaj Bokes dhe në kampin në Deve në Gjakovë.
Presidentja Osmani bisedoi me drejtuesit agjencisë qeveritare amerikane, Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani bisedoi me Mahmoud Bah, ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv, dhe Alexia Latortue, zëvendës kryeshefe ekzekutive e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), të cilët e uruan atë për zgjedhjen si Presidente e Kosovës dhe shprehën gatishmërinë për të shtuar bashkëpunimin dhe mbështetjen për Kosovën.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim ambasadorin e Japonisë Akira Mizutani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Japonisë Akira Mizutani, i cili e uroi për zgjedhjen e saj në krye të shtetit.
Presidentja Osmani u takua me përfaqësuesit e fondacionit Heinrich Boell Stiftung

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim përfaqësuesit e fondacionit gjerman të të gjelbërve Heinrich Boell Stiftung.
Presidentja Osmani në Ditën e Presidentit/es priti fëmijë të komuniteteve të ndryshme të cilët për disa çaste u shndërruan në kuzhinierë të vegjël
Presidentja Osmani në Ditën e Presidentit/es priti fëmijë të komuniteteve të ndryshme të cilët për disa çaste u shndërruan në kuzhinierë të vegjël
Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin italian Nicola Orlando

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim ambasadorin italian Nicola Orlando.
Presidentja Osmani priti në takim deputetin zviceran, Cédric Wermuth

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani priti sot në takim deputetin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, njëherësh edhe Kryetar i grupit të miqësisë Zvicër-Kosovë në Parlamentin e Zvicrës, z. Cédric Wermuth.
Vizita e Presidentes Osmani në Shkollën “Ibrahim Rugova”, në komunën e Obiliqit, me rastin e 24 majit – Ditës së Presidentit/es